E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Maliqi sulmon Ramën: Kërkon mandat të 3-të që t’i shpëtojë burgut

Deputeti, Lefter Maliqi thotë se kryeministri Edi Rama kërkon mandat të tretë për t’i shpëtuar burgut.

Maliqi akuzon kryeministrin se ka kapur ‘drejtësinë e Re’, dhe se po mashtron për funksionimin e saj, për të marrë mandatin e tretë.

Sipas tij, Rama i ka katandisur burgjet me drejtues të korruptuar e të kriminalizuar, ndërsa për Zyrën e Shtetit thotë se e ka kthyer ‘në skenë mode dhe seksi’.

Postimi i Maliqit në Facebook

Peshkaqeni me peshqit e mëdhenj në qeveri, kërkon mandat të 3-të, për ti shpëtuar burgut…

Të dashur miq!

Nuk del java për ti numëruar të këqijat që i ka bërë vendit ky Kryemafioz Rilindas, ndaj dhe shfrytëzojmë edhe të Dielën.

Nuk mund të rrija pa reaguar për cinizmin e radhës të gënjeshtarit dhe arrogantit më të madh që ka njohur kjo Tokë.

Foli dje për mandatin e tretë si garanci që Reforma në Drejtësi të funksionojë.

Po kush je TI o Kryemafioz që do të komandosh Reformën në Drejtësi?!

Pushteti ekzekutiv duhet ti mbajë duart larg nga sistemi i Drejtësisë, se pastaj quhet i kapur, o i KAPUR e i marrë PENG.

Çmenduria jote arrin deri aty sa përveçse je autori kryesor i skandaleve, edhe i promovon ato me karshillëk.

Nëse ka një njeri, me të cilin Drejtësia e Re duhet të nisë punën, ai je TI o Kryemafioz.

Je TI që duhet të hysh i pari në ato burgje që paske rindërtuar, por që harron se si i ke katandisur, me drejtues të korruptuar, të kriminalizuar, deri në atë pikë, sa e kanë kthyer Zyrën e Shtetit në skenë mode dhe seksi.

Flet për ata, që në ëndrrat e tua plot makthe, paskan marrë peng Gjykatat dhe Prokuroritë, kur TI o Kryemafioz ke lënë vendin prej vitesh pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë.

Lexo edhe :   Mediat ekuadoriane: Si u përpoq bosi shqiptar i drogës të dilte nga burgu

Si mund ta zësh në gojë TI fjalën ‘peng’, kur je i vetmi i marrë PENG, dhe ke marrë PENG gjithë Shqipërinë për 8 vite.

Si nuk ke TURP që del nëpër Shqipëri dhe bën akoma premtime për punë e projekte, që të kanë mbetur vetëm në ‘3D’ e ‘3P’?!

Lexo edhe :   Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Se si ke qeverisur TI o Kryemafioz, e reflekton eskorta kilometrike që të shoqëron kudo ku shkon.

Sa herë që shqiptarët të shohin e të dëgjojnë, i duket shumë larg 25 Prilli.

Por për TY o Kryemafioz është shumë afër, kështu që mos humb kohë, fillo dhe bli bojëra për të zhgarravitur muret e bunkerit të Surrelit, kur të ngujohesh në 26 Prill e në vazhdim.

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Betohem”/ Joe Biden, zyrtarisht Presidenti i 46-të i SHBA-ve: Ditë shprese

Joe Biden është betuar si Presidenti i 46-të i Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë betimit të Biden, të gjithë të pranishmit janë ngritur...

Kamala Harris betohet si zv/Presidente e SHBA-ve

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë...

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhënie. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli...

Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, raportohet për 2 viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një ndërtesë në Madrid duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe disa të plagosur. Kryetari...

Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i quajti memexhinj aleatët e demokratëve. Basha thotë se...