E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
4 C
Tirana

Ministrja Kushi apel studentëve dhe pedagogëve: Respektoni masat anti-co*id

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Një ditë përpara fillimit të vitit të ri akademik, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u është drejtuar me një mesazh studentëve dhe pedagogëve.

Kushi thotë se situata aktuale e shkaktuar nga pandemia nuk duhet t’i trembë ata, por tu japë forcë që përgjatë këtij viti akademik të arrihet maksimumi.

Vendimi  për të kryer mësimin online, është i drejtë sipas Kushit, dhe shprehet se univeristetet janë të përgatitura për këtë proces.

Në fundm Kushi bën apel për respektimin e masave anti-Covid.

Postimi i Kushit në Facebook

Të dashur studentë dhe pedagogë!

Nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, duket që edhe ky vit do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë, jo vetëm këtu por në të gjithë globin.

Në këtë kuadër, nga thellësia e zemrës dua t’ju uroj të gjithëve pa përjashtim një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm!

Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jam mëse e vetëdijshme për paqartësitë që krijon situata aktuale, por kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, shumë qetësi e vendosmëri që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin.

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Një vendim aspak i lehtë ky, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë, por që fatmirësisht i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në fund, një lutje për të gjithë ju, që në asnjë moment të mos neglizhoni respektimin e masave anti-COVID. Kjo është e vetmja mënyrë që ne ta kapërcejmë sa më lehtë këtë periudhë dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit që të gjithë dëshirojmë.

Suksese dhe shëndet të mirë për të gjithë!

 

Lexo edhe :   Mësimi online, Kushi: Klasa 1-5 dhe maturat do të vazhdojnë në shkolla
Lexo edhe :   Mësimi online, Kushi: Klasa 1-5 dhe maturat do të vazhdojnë në shkolla

 

 

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Champions League/ Inter fiton mes drithërimash në Gjermani, avancon Liverpul

Përfundojnë ndeshjet e raundit të 5 të UEFA Champions League. Vëmendja më e madhe ishte në Gjermani në përballjen Borusia Mynshenglabah-Interit. Zikaltërit e Kontes, arritën...

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

“Je i shpifur”/ Gjekmarkaj kapet me Frrok Çupin: Flet si njeri i Neandertalit

Analistët Agron Gjekmarkaj dhe Frrok Çupi, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme, në studion e “Open”. Ndërsa po diskutohej rreth integrimit dhe kushteve...

Mësimi online, Kushi: Klasa 1-5 dhe maturat do të vazhdojnë në shkolla

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shpjeguar se si do të vazhdojë mësimi në shkollat shqiptare në situatën e pandemisë. Në një lidhje në emisionin...

Sonda kineze zbret në Hënë për të mbledhur mostra

Kina thotë se misioni i saj pa pilot në hënë që synon mbledhjen e mostrave të shkëmbinjve dhe pluhurit për t'u rikthyer më pas...