Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kampioni i mundjes humb “ndeshjen” në Gjykatë: Pronën me letra po ma marrin

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kampioni i mundjes humb “ndeshjen” në Gjykatë: Pronën me letra po ma marrin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Gjykatës së Tiranës me ish-kampionin e mundjes, Stefan Gjenerari (Gjenerali).

Për 12 vjet me radhë, “Gjenerali” ka qenë kampion Shqipërie, ndërsa 3 vitet e fundit, “ndeshjet” i ka bërë në gjykatë. Por, pavarësisht se ka dokumente, sërish Gjykata e Tiranës ia ka zvarritur çështjen, aq sa në fund e ka pushuar me arsyetimin se “paditësi nuk u paraqit në seancë”.

“Gjenerali” dyshon se gjithçka ka qenë e paracaktuar, pasi në seancën e muajit shkurt 2021, sekretarja e i jep një shënim në letër se gjyqi i radhës do bëhej në datën 10 mars 2021, në orën 13.30 Ka shkuar në gjykatë në këtë datë, madje 1 orë para seancës dhe ka pritur gjyqin. Por, në orarin e caktuar gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi i ka thënë se gjyqi ishte bërë në orën 10.30 dhe u pushua për shkak se “paditësi nuk u paraqit”.

Kampioni humb “ndeshjen” në gjykatë!

Stefan Gjinerari (Gjenerali), 74 vjeçar, denoncoi në emisionin investigativ se ka blerë një apartament me certifikatë pronësie në zonën e Astirit në Tiranë. “Ia kam blerë një personi i cili kishte dokumente të rregullta. Ky personi ia kishte blerë kompanisë me administrator zonjën Vjollca Hoxholli. E kam regjistruar edhe në Hipotekë. Kam shkuar te apartamenti dhe brenda banesës ishte një person tjetër. Ky ia kishte blerë personave të tjerë. Nuk kishte Hipotekë. I kërkova të liroj banesën, nuk pranoi. Edhe policia nuk e nxori dot. Policia më kërkoi një vendim gjykate.

Iu drejtova Gjykatës së Tiranës 3 vite më parë, ku kërkon nga personi që është në banesë lirim dhe dorëzim sendi. Gjyqtare është zonja Mimoza Kajo Brahimi” thotë Stefani. Më tej pohon se gjatë këtyre 3 viteve, nuk është thirrur asnjë dëshmitar. “Është bërë një akt ekspertimi, një zonjë që s’dinte as kartelat e pasurisë. Përherë shtyhej gjyqi. Në muajin shkurt 2021 ishte seanca e radhës. Unë shkoja vet, nuk mora avokat. Shpenzime koti, pasi unë i kam të gjitha dokumentet në rregull.

Në atë seancë sekretarja e gjyqtares më dha një shënim në një letër të verdhë se seanca e radhës është në datën 10.03.2021, në orën 13.30. Kam shkuar në gjykatë 1 orë para. Prita sa prita dhe pyeta sekretaren dhe gjyqtaren. Më thanë se gjyqi u bë dhe ishte pushuar. I kërkova shpejgime dhe i tregova edhe letrën që më dhanë, por ikën. Unë me të gjitha dokumentet, shkoja seancë më seancë dhe të më ofendojnë në këtë mënyrë. Ku ta gjej këtë të drejtë?” thotë ai, ndërsa pohon se 3 vite gjyq u hodhën në kosh nga kjo gjyqtare. “Po sikur të më shtypte makina, ose të rrëzohesha nga shkallët do e pushonte? Aq më tepër që më dhanë shënim se gjyqi ishte në orën 13.30 dhe e bënë më para. Madje, do e ketë bërë edhe në zyrën e saj!” thotë ai.

Gjykata: Seanca pa sistem audio!

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Gjykatën e Tiranës për të pyetur personalisht gjyqtaren Mimoza Kajo Brahimi dhe sekretaren e saj nëse shënimi që i është dhënë qytetarit është apo jo i sekretares. Punonjësit e gjykatës pyesin shefat e personelit, të cilët nuk lejojnë grupin e Fiks Fare të shkojë në zyrën e gjyqtares.

Pas refuzimit, gazetarët i kërkuan informacion Gjykatës së Tiranës, gjyqtares dhe sekretares së saj, se kur është bërë seanca gjyqësore? A ka sistem audio? A janë thirrur dëshmitarë gjatë 3 viteve? Përse nuk u lajmërua qytetari për seancën e radhës? Pas disa ditësh, kjo gjykatë na kthen një përgjigje se aktualisht dosja është dorëzuar në sekretari.

“Lidhur me orën e seancës, bazuar në verifikimin e kryer në sistemin e menaxhimit të çështjeve rezulton se seanca e datës 10.03.2021 është caktuar në orën 11.30. Kjo pasqyrohet edhe në shënimin e seancës paraardhëse. Lidhur me kërkesën nëse gjatë procesit gjyqësor janë thirrur dëshmitarë apo jo, ju bëjmë me dije se palët mund të kërkojnë kopje të akteve gjyqësore. Lidhur me audion e seancës, në bazë të verifikimit në sistem, por edhe fizikisht të dosjes, rezulton se seanca e datës 10.03.2021 nuk është zhvilluar me sistem audio” thotë gjykata.

Gjykata e Tiranës konfirmoi dyshimin e qytetarit se seanca e datës 10 mars 2021, nuk ka pasur sistem audio! Por, ku është bërë kjo seancë? Qytetari thotë se në zyrën e gjyqtares. Madje, disa orë herët sesa ora e shkruar në këtë shënim të sekretares që po shikoni. Mjafton një akt ekspertimi i thjeshtë për të provuar se gjyqi u pushua me dashje. Këto prova janë në dorën e qyterarit, madje edhe në gjykatë!/ Top Channel

Tags: “Fiks Fare”GjykatapronaStefan Gjenerari

TË LIDHURA

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë
Aktualitet

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

11:15 | 14/07/2025
“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu
Aktualitet

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

10:54 | 14/07/2025
Next Post
Shkeljet që çuan në arrestimin e burrit për dhunën e pretenduar ndaj ish-gruas

Shkeljet që çuan në arrestimin e burrit për dhunën e pretenduar ndaj ish-gruas

Berisha ‘non grata’/ Lubonja: Axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Berisha ‘non grata’/ Lubonja: Axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Berisha ‘non grata’ nga SHBA/ Hajdari: SPAK t’i kërkojë provat DASH-it

Berisha 'non grata' nga SHBA/ Hajdari: SPAK t'i kërkojë provat DASH-it

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë
Aktualitet

Aksioni në Theth drejt fundit, IKMT ultimatum për dy objektet: Çmontojini vetë

by mirseda
11:15 | 14/07/2025
0

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Burimet bëjnë me dije...

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

“Kërkojmë informacion për hetimet”, Gjykata e Tiranës refuzon ankimin e prindërve të 3-vjeçarit Brian Spahiu

11:02 | 14/07/2025
Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

Arrestohet 40-vjeçari në kërkim për drogë dhe organizatë kriminale, pritet ekstradimi në Itali

10:54 | 14/07/2025
Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Tërmeti godet bregdetin jugor – ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

10:14 | 14/07/2025
Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com