E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Berisha ‘non grata’/ Lubonja: Axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata ditën e sotme ga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij.

Analisiti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin ”Real Story”, dha dy hipotezat e tij në lidhje me arsyet që çuan DASH-in për të marrë këtë vendim.

Sipas tij, shpallja ”non grata” e Berishës, mund të lidhet me lobingjet që bëhet në SHBA, por ai nuk përjashton as axhendën e ish-Presidentit amerikan Donald Trump për ndryshimin e kufijve në Ballkan, për të cilën Berisha është shprehur kundër.

Fatos Lubonja: ”Cilat janë interesat amerikane? Kam dy hipoteza por jo definititve. Njëra hipotezë, interesat me lobingjet që bëhen atje. Pak njerëz po t’i kesh aty se Shqipëria në axhendën amerikane nuk është aq e rëndësishme siç mund të jenë vende të mëdha. mund të jenë lobingje që mbështesin Edi Ramën. Prapë nuk më bind shumë por e ngre si hipotezë. Hipoteza e dytë që më duket më problematike, mos vallë është ajo axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Atëherë në qoftë se është kjo, mos vallë zgjidhja e një çështje kaq të rëndësishme politike, është e tillë që i japim një mbështetje këtij se është një ish-president që ka dalë kundër.

T’i japim mbështetje këtij, se e kemi garancinë, lidhjet me Vuçiç janë dhe në këtë mënyrë heqim qafe i japim një goditje këtij personazhi shqetësues. Nuk bindem që kjo është për demokracinë. Për mendimin tim nëse flasim për tranzicion, demokracia është gjithmonë tranzicion dhe do luftosh përditë. Në qoftë se do ndërtosh demokracinë dhe t’i japësh fund tranzicionit, kjo nuk është çështjet emrash por çështje sistemi, oligarkik, një ekonomi kriminale”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...