E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Shkeljet që çuan në arrestimin e burrit për dhunën e pretenduar ndaj ish-gruas

Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi këtë të mërkurë rastin e qytetarit Ilirjan Petriti, i cili është denoncuar pa të drejtë nga ish-bashkëshortja për dhunë në familje, çka solli arrestimin e tij dhe masën e sigurisë arrest shtëpie.

Por gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Komisariatit të Policisë së Kavajës për të biseduar me oficerin e policisë gjyqësore Alban Nela, i cili ka marrë deklaratat e fëmijëve pa praninë e psikologut.

Ai thotë se nuk i kujtohet si çështje dhe ka marrë për bazë fletën e doktorit të Rrogozhinës.

Gjatë ballafaqimit me gazetaren përmes kamerës së fshehtë, OPGJ Alban Nela pranon se deklarimi i dy fëmijëve është marrë pa praninë e psikologes dhe e mban ai përgjegjësinë për këtë rast.

Gazetarja: Çfarë dokumentash keni patur për arrestimin e tij?

Opgj Alban Nela: Nuk i mbaj mend tashi. I keni aty. Nuk i mbaj mend. Kur ka ndodhur?

Gazetarja: Ka ndodhur në Qershor të vitit 2020.

Opgj Alban Nela: Po s’i mbaj mend unë. Sa ngjarje kalojmë ne kështu.Më vjen keq tashi.

Gazetarja: Po mirë, si bëhet një arrestim? Në bazë të kujt? Vetëm deklaratës së zonjës?

Opgj Alban Nela: Po edhe vetëm të zonjës, bëhet.

Gazetarja: Edhe bëhet arrestimi?

Opgj: Po kështu e parashikon Kodi i Procedurës.

Gazetarja: Po ju keni marrë një dokument nga mjeku?

Opgj Alban Nela: Po është marrë dhe dokumenti i mjekut.

Gazetarja: Nga cili mjek?

Opgj Alban Nela: Nga mjeku i urgjencës.

Gazetarja: Pse merret nga mjeku i urgjences?

Opgj Alban Nela: Po është në bazë të rregullave të reja, të udhëzimit mbi dhunën në familje.

Gazetarja: Që thuhet, se merret nga mjeku i urgjencës? Po mirë mjeku i urgjencës ka thënë thjesht një gërvishtje në buzë.

Opgj Alban Nela: Presupozon dhunë në familje.

Gazetarja: Po ai ka thënë, që nuk është për dhunë në familje, nga dokumenti i mjekut të urgjencës.

Opgj Alban Nela: Tashi nuk do bëjmë gjyqin këtu.

Gazetarja: Jo, nuk po bëjmë gjyqin. Thjesht po parashtrojmë faktet, që ju keni marrë për arrestimin e tij.

Opgj: Ti po bo gjyqin këtu tashi.

Gazetarja: Jo, nuk po bëj gjyqin. Po sqaroj disa të dhëna. Keni thënë, që është gjakosur, ka shkuar për t’u mjekuar në spital. Ajo nuk ishte gjakosur. Ishte gërvishtje në buzë.

Opgj: Janë proces-verbalet, janë fotografitë.

Gazetarja: Askush nuk e bën këtë përvec mjekësisë-ligjore të Tiranës. Dhe ju nuk mund të merrni nga urgjenca, sepse nuk është kompetencë e tyre të thonë, se si është pacienti.

Opgj Alban Nela: Fletën në fjalë e keni në dosje.

Gazetarja: Dhe një pyetje tjetër.

Opgj: Nuk më bëni dot më pyetje të tjera!

Gazetarja: Po, ta bëj pyetjen, se keni marrë deklaratat e dy fëmijëve pa praninë e psikologut.

Opgj Alban Nelea: Jo, nuk i kam marrë të dy fëmijët pa praninë e psikologut. Në prani të psikologut i kam marrë.

Gazetarja: Më thuaj, ku është firmosur nga psikologu këtu? Alesio është djali. Ku është psikologu?

Opgj: Avokati…

Gazetarja: Psikologu?

Opgj: S’është psikologu.

Gazetarja: Po si s’mund të jetë psikologu? Vajza…

Opgj: Vajza …është…një sekondë! Është pyetur në prani të Erida Çopës.

Gazetarja: Është koordinatore e viktimave. Psikologe është?

Opgj: Atë detyrë ka.

Gazetarja: Koordinatore e viktimave është psikologe?

Opgj: Për cdo veprim ne kemi komunikuar me të parët e kësaj pune.

Gazetarja: Po pra, po fëmijët nuk janë marrë në prani të psikologut.

Opgj: Psikologu, koordinatore. Ashtu si e ke aty, ashtu janë. Nuk është psikologu aty.

Gazetarja: Po, po kjo është shkelje, se janë fëmijë.

Opgj: Po shkelje, po e kam unë përgjegjësinë.

Gazetarja: E  ke ti përgjegjësinë? Si mbahet përgjegjësia, kaq kollaj?

Opgj: Mirë e kam unë tashi. Ca të them unë.

Gazetarja: Apo thjesht me fjalë mbahet përgjegjësia?

Opgj: Jo me fjalë.

Gazetarja: Se të marrësh dy fëmijë të cilët thonë, që babai ka…

Opgj: Nuk janë dy fëmijë. Një fëmijë është me koordinatoren e prokurorisë.

Gazetarja: Është koordinatore, nuk është psikologe. Psi-ko-lo-ge duhet të jetë.

Opgj: Ka rolin e psikologes.

Gazetarja: Jo, nuk ka rolin e psikologes.

Opgj: E mbaj unë përgjegjësinë.

Gazetarja: Ok! Faleminderit!

Nga ana tjetër Prokuroria e Durrësit, me prokurore Edina Kurti, ka vepruar në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, pasi personi është arrestuar në 28 Qershor 2020 dhe çështja është dërguar për gjykim në 5 Nëntor 2020, pas gati 5 muajsh, duke kaluar afatin e hetimeve. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...