Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka ndarë me ndjekësit një episod që i ka ndodhur sot herët më mëngjes, ndërsa i ishte drejtuar një prej pikave të rimbushjes së celularit. Teksa i është drejtuar dyqanit, ai është përballur me sjelljen aspak normale të një qytetari dhe punonjëses.
Punonjësja i ka kërkuar Bratajt vendosjen e maskës, në të kundërt ajo nuk do të kryente shërbimin pasi e kishte urdhër nga shefi i saj. Deri këtu është mëse normale, por ajo e mbante maskën mbi mjekër, duke qenë aspak funksionale.
Por po kaq groteske ishte rasti i një qytetari që e kishte me nxitim, dhe nuk mbante maskë. Për këtë ishte detyruar që të priste jashtë dyqanit. Por në përballje me Skënder Brataj, i cili i kishte kërkuar ose të vendoste maskën ose të dilte jashtë, ai ia kishte kthyer se kishte pirë raki. E në këtë formë ‘vriten’ mikrobet.
Statusi
Per te qeshur apo per te qare?
Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!