E mërkurë, 27 Janar, 2021
1 C
Tirana

Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë stërvitjes (FOTO-VIDEO)

Një futbollist 16-vjeçar rus është në gjendje të rëndë, pasi është goditur nga rrufeja gjatë stërvitjes. Ivan Zaborsky, 16 vjeç po lufton me vdekjen, pas incidentit të tmerrshëm në Orekhovo-Zuyevo, pranë Moskës.

Pamjet janë tejet të rënda, ku tregojnë të riun që sapo godet topin, bie në tokë, e ndërsa futbollistët e tjerë të frikësuar, pa kuptuar se ç’po ndodhte me shokun e tyre, largohen në drejtime të kundërta.

Adoleshenti, i cili po stërvitej veçmas shokëve, pasi luan në rolin e portierit, kishte në qafë një varëse metalike. Ka qenë pikërisht varësja ajo që u godit nga rrufeja. Sapo ai bie pa ndjenja në tokë, drejt tij shkojnë me vrap trajnerët dhe shokët e ekipit.

Partnerja e futbollistit ka thënë se Ivan Zaborsky është në gjendje të qëndrueshme. “Është në gjendje të qëndrueshme, por mjekët e kthyen në koma të induktuar për shkak të shokut të madh të pësuar. Në qafë i ka ngelur shenja e varëses që u godit nga rrufeja. Doktorët thanë se është me shumë fat që shpëtoi”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...