Rozana Radi ka shpërthyer në revoltë të hapur, ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat e koronavirusit.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se disa miq të saj janë shtruar në Spitalin Infektiv, e për pasojë gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar. Thirrja që vjen nga ajo është zbatimi i rregullave ndaj pandemisë, si maska dhe distanca.
Për ata që nuk kanë ndërmend të respektojnë rregullat, ajo thotë se duhet “të lidhin një gur në qafë e të mbysin veten”.