Gjyqtarja e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Daniela Shirka është konfirmuar ditën e sotme në detyrë. Duke kaluar me sukses procesin e vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin në favor të Shirkas. Nga fotot e publikuara, gjyqtarja shfaqet e emocionuar, teksa përqafohet dhe përshëndetet me të pranishmit në sallë.
Trupa gjyqësore që kreu rivlerësimin për tre kriteret e vlerësimit, përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare.
Në seancën dëgjimore të ditës së mërkurë, KPK identifikoi konstatoi mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti në vitin 2012. Si dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.