Aktualitet

Kalon me sukses Vettingun, gjyqtarja Daniela Shirka përlotet pas vendimit të KPK


               Publikuar në : 12:46 - 08/11/19 L M

Gjyqtarja e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Daniela Shirka është konfirmuar ditën e sotme në detyrë. Duke kaluar me sukses procesin e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin në favor të Shirkas. Nga fotot e publikuara, gjyqtarja shfaqet e emocionuar, teksa përqafohet dhe përshëndetet me të pranishmit në sallë.

Trupa gjyqësore që kreu rivlerësimin për tre kriteret e vlerësimit, përbëhej nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Roland Ilia relator dhe Genta Tafa (Bungo) anëtare.

Në seancën dëgjimore të ditës së mërkurë, KPK identifikoi konstatoi mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti në vitin 2012. Si dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT