Aktualitet

Alarmi/ Spitalet në krizë, mungesë doktorësh


               Publikuar në : 14:52 - 08/11/19 M P

Agron Dogjani, president i shoqatës së traumës, ka dalë në një deklaratë urgjente sot në lidhje me largimin masiv të mjekëve në emigrim. Sipas tij, spitalet janë boshatisur nga doktorët dhe vakancat e tyre nuk po plotësohen dot.

Sipas Dogjanit është moment që qeveria të shpallë alarmin SOS. Për të, me këtë ritëm pas disa vitesh rrezikon që vendi të mbetet pa mjek. Këto deklarata, Dogjani i i bëri pas Kongresit të tretë Ndërkombëtar të Traumës që po mbahet në Tiranë.

Gjithashtu, Dogjani u është përgjigjur edhe pyetjeve të ndryshme të gazetarëve. Ai ka folur për ngarkesën në punë, ku ka përmendur se janë në 100-150 trauma në ditë që përplasen në të vetmen qendër të specializuar. Në harkun kohor të një viti kjo përbën një shifër të frikshme 40 mijë trauma.

Shkak për numrin e lartë të rasteve të tilla janë aksidentet automobilistike me të vdekur dhe të plagosur. Ai vuri në dukje që për këtë dukuri mbajmë vendin e parë në rajon. Dogjani i bëri thirrje qeverisë për shtimin e kapacitetve, pasi janë të mbetur në kohë si para viteve ’90.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT