Pas kallëzimit të bërë nga ana e PD, Prokuroria ka pushuar hetimet në ngarkim të ish-kryeprokurores Arta Marku.
Vendimi do të shqyrtohet sot nga gjyqtari paraprak Ardian Kalia, dhe më pas do të merret dhe verdikti final.
Pak muaj më parë, opozita paditi kryeprokuroren Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim mbylljen e hetimit ndaj tij.
Në kallëzim thuhej se “Arta Marku ka ndërmarrë veprime aktive, që kanë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e organit të Prokurorisë”.