Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Ka rënë pallati”/Humbi motrën dhe mbesën nën rrënoja, flet vëllai i 30-vjeçares

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Qindra qytetarë durrsakë, kanë ardhur ti japin nderimet e fundit viktimave. Një detaj prekës i ka emocionuar të gjithë. Ajeti, i përcolli për në banesën e fundit vajzën dhe mbesën me fustan nusërie.

Top Story, u rikthye në vendin e tragjedisë një ditë pasi anëtarët e familjes Meçja u përcollën në banesën e fundit. Aty, shfaqej i trishtuar vëllai i Dienës, Marildoja. Vështrimi i tij i ngrysur orientohej drejt rrënojave që dikur ishin banesa e kujtimeve dhe ëndrrave të bukura të fëmijërisë.

“Kam kaluar fëmijëri, kemi luajtur me fëmijët, shokët, kam kujtime me prindërit, me motrën”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Përmes medieve, bashkëshortja e Marildos informohet për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri. Ata provojnë të lidhen me të afërmit por askush nuk përgjigjej.

“Xhaxhai kishte ardhur në Durrës nga Kavaja edhe më tha Marildo ka rënë pallati. Si mo ka rënë pallat? Babai është këtu me mua, mendova se mos ishte mënyrë të thëni do kenë rënë muret. Tha: Diena, mami dhe Esiela janë brenda, Dienës i dëgjojmë zërin”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Marildo mbërrin në atdhe me avionin e parë. Nxitimthi mbërrin në lagjen ku është rritur në qytetin bregdetar.

“Një shok nga Tirana më shoqëron për këtu, dhe kur kthehemi tek lagjja nuk shikoj pallatin, pallati kishte rënë. Ishte babai aty, i dërrmuar”, rrëfen Marildo Meçja, vëllai i Dienës.

Aty, ai kupton se në rrënoja kishte mbetur nëna, motra dhe mbesa. Zoti kishte vendosur ti merrte nga kjo botë. Diena, kishte ndjerë tërmetin e parë të rënë rreth orës 22:00 të mbrëmjes. Ajo ndodhej me vajzën në një banesë në lagje tjetër ku jetonin me qira. Duke menduar se ndërtesa ku jetonin prindërit ishte më e sigurt, nënë e bijë zhvendosen për atje. Aty, vulosin fatin e tyre të zi.

Gjatë momenteve të shembjes së pallatit, arrin të dalë me dëmtime të lehta Ajeti. Ai sot është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk dihet saktësisht se si ka arritur të dalë.

“Ai ndihej i abandonuar, ndihej fajtor edhe pse si ndodhën rrethanat s’kishte mundësi ti shpëtonte se mbeti i bllokuar në dhomë, dhoma ra mbi garazh. Në atë moment dëgjon Esielën që bërtet, bërtet… thotë gjyshi… apo bërtet, edhe siç bie nën garazh, pas 7-8 minutash del nuk e di drita hënës apo projektori dritë nga rruga, del duke lëvizur gurët, me mbathje, kanatjere e fillon kërkon”, rrëfen Marildo Meçja, vëllai i Dienës./Top Channel

Tags: Dienadurresfamilja MeçjaMarildombesatermeti

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

ISIS sërish pa lider, arrestohet ‘koka’ që zëvendësoi Al Bagdadin

Braçe denoncon: Në garazhet e pallateve në Tiranë janë sharruar kolonat

Tërmeti/ Çuçi: Sot përfundon strehimi i të gjithë familjarëve të viktimave







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Zgjedhjet e parakohshme/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

by mirseda
08:51 | 08/06/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar sërish epërsi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave të...

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com