Juventus luan fatet e sezonit, kundër Lazio-s me shumë mungesa

Kur Juventusi të zbresë në fushë sonte do të ketë përballë Lazion, një kundërshtar i cili i ka rregulluar ritmin kohët e fundit.

Juventusi, nëntë herë rradhazi kampion ka fituar vetëm një në katër ndeshjet me Lazio që nga fillimi i sezonit të kaluar, pasi u mund dy herë nga skuadra romake sezonin e kaluar – një herë në Serie A dhe pastaj përsëri në Super Kupën e Italisë.

Në takimin e tyre të parë këtë sezon, një barazim në kohën shtesë me gol nga Felipe Caicedo i dha Lazios një barazim 1-1.

Ndërlikimet për Juventusin janë që mesfushori Rodrigo Betancur është jashtë pasi ka rënë pre e  koronavirusit dhe sulmuesi Paulo Dybala është ende jashtë për shkak të një dëmtimi.

Përveç kësaj sfide në Itali, këtë pasdite, Sassuolo viziton Udinesen që la Milanin me një shije të keqe ndeshjen e kaluar dhe Benevento Spezian.