Ish-kryeministri Berisha i ka dalë në mbrojtje Neritan Cekës, në lidhje me deklaratën e bujshme së këtij të fundit në studion e Ora News.
“Ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime, iu qërofshin sytë”/ Neritan Ceka shpërthen në mallkime
Ceka mallkoi shqiptarët që shkonin të votonin në 30 qershor, teksa ishte i ftuar në emisionin e Artur Zhejit. Ndryshe nga sa është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar deklaratën e tij si një revoltë të ligjshme.
“Revolta e ligjshme shpirtërore e Neritan Cekës, njërit prej themeluesve të pluralizmit politik, me varrmihësin e zgjedhjeve të lira! sb”, shkruan Berisha.