E hënë, 26 Tetor, 2020
11 C
Tirana

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Nga: Dashnor Kaloçi

Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver Hoxhës internoi me dhjetra familje që konsideroheshin prej tij si: “reaksionare dhe armiq të popullit”, siç ishin familja: Kupi, Dosti, Petrela, Frashëri, Çelo, Kola, Kaloshi, Gjonmarkaj, Previzi,Radi, Mëlyshi, Dine, Ndreu, Merlika, Dema, Gjeka, Deçka, etj., ku pjesa më e madhe e tyre kishte njerëz të arratisur jashtë Shqipërisë, apo në arrati nëpër male, duke bërë rezistencë regjimit komunist në fuqi. Dëshmia  e dhimbëshme e shqiptaro-amerikanit Gjok Deçkaj, me origjinë nga fshati Kushe i Hotit, të Malësisë së Madhe dhe me banim në SHBA që nga viti 1966, kur ai u arratis nga Shqipëria, lidhur me tmerret që ai ka përjetuar vetë në atë kamp, si dhe ato që i ka treguar nëna e tij dhe bashkëvuajtës të tjerë që vuajtën aty familjarisht.

“Një natë, një grua e re nga Tropoja e cila priste të lirohej, shkoi natën për të hapur varrin e fëmijës së saj i cili i kishte vdekur në moshën 5-vjeçare, që kur ajo familje kishte ardhur aty në Kampin e Tepelenës. Duke hapur varrin me lugën që hanim supën, ajo pastronte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: ‘Nuk të lë nëna këtu ty, jo’. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e të birit me qëllim që t’i fshihte në rrobat e trupit, pa u kuptuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej që t’i merrte. Atë natë, bashkë me të ka qenë dhe nëna ime, duke e ndihmuar dhe më pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e të birit dhe t’i varroste në Theth.”

Dëshmia e mësipërme, e cila duket si pjese e ndonjë skenari te filmave horror, nuk është as më shumë dhe as më pak, por një ngjarje krejt e vërtetë e ndodhur gjysmë shekulli më parë, në kampet e tmerrshme të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Rrëfen këtë histori, Gjokë Pjetër Deçkaj, i cili ka pasur vetë fatin tragjik të provonte këto kampe, në të cilat ka ardhur dhe vetë në jetë. Për këto dhe të tjera ngjarje nga jeta e tij, ai tregon në këtë intervistë, eksluzive për Memorie.al.

Zoti Gjok, cila është origjina e familjes suaj?

Origjina e familjes sonë është nga fshati Kushe i Hotit, në Malësinë e Madhe. Ne nuk kemi qenë familje shumë e madhe, por babai im, Mark Pjeter Deçkaj, ka qenë shumë i njohur si burrë i urtë dhe me emër të madh në të gjithë atë krahinë. Si gjatë kohës së Zogut dhe në periudhën e Luftës, baba nuk është përzierë  me politikë, por ka qenë i njohur si nacionalist dhe patriot.

Çfarë ndodhi me familjen tuaj me ardhjen e komunistëve në pushtet në vitin 1944?

Kur erdhën komunistët në pushtet, ne nuk na kishin me sy të mirë, dhe baba, Marku, shihej si njeri i dyshimtë. Kjo për faktin se në vitin 1945, ai ishte mobilizuar forcërisht nga një Repart Special i forcave partizane, dhe gjatë asaj kohe, duke parë krimet e shumta që bënte ai repart, me arrestime, vrasje, tortura, djegie shtëpish etj., kishte një urrejtje të madhe për ta. Pak kohë pasi u lirua nga ai repart, në vitin 1948, babai dhe gjyshi im, Pjetër Deçkaj, u arratisën nga Shqipëria.

Si ndodhi arratisja e tyre?

Atë vit, pra në 1948-ën, u arratisën 30 vetë nga Hoti, në një ditë të gjithë së bashku dhe kaluan për në Jugosllavi. Kjo ndodhi pasi një oficer i postës së kufirit u shkoi derë më derë dhe i njoftoi të gjithë këta persona, se ishin në listë për t’u arrestuar. Dhe kjo ishte e vërtetë, pasi një orë nga arratisja, forcat komuniste u shkuan shtëpi më shtëpi, duke kërkuar për t’i pushkatuar. Nga këta 30 burra, më të njohurit ishin; Prek Gjeto Marku, Nikoll Luc Doka, Mark Doshi Frangaj, Pjetër Gjon Luka etj. Bashkë me këta 30 persona, u arratis edhe komandanti i postës së kufirit.

Çfarë ndodhi me familjen tuaj pas arratisjes së babës dhe gjyshit?

Unë linda më 17 shtator 1948, në 5 të mëngjesit (dy javë pas arratisjes së babës dhe gjyshit) dhe në ora 9, kur nëna ime (File Pashk Ademi) ishte akoma me sikletet e lindjes, erdhën dhe na morën forcërisht, duke na çuar në burgun e Koplikut. Gjyshja ime shkoi te Kol Maçi, i cili ndërhyri tek komunistët duke na kthyen prapë në fshat.

Ju ngacmuan më pas kësaj?

Në fshat na lanë më shumë se 3 muaj dhe më 23 prill 1949, na internuan në Tepelenë. Atë ditë që na çuan në Tepelenë, baba kishte ardhur afër fshatit me dy shokë të tij, trima, për të na marrë me vete, e me dal në Jugosllavi. Ai është afruar jo më larg se 500 metra nga ne, duke më dëgjuar edhe mua që qaja pa pushim, por nuk mundi të na ndihmonte dot. Ata dy shokët i thanë: “Medet, Mark, ç’ka të bejmë”? Dhe baba i’u përgjigj: “Më ngushtë nuk e kam pa veten kurrë. Kam frikë se ma vrasin djalin, prandaj nuk mundemi të ndërhyjmë”. Pas një udhëtimi të gjatë në rrugë pa rrugë, ne na çuan në kampin e Tepelenës. Djepi ku isha unë, ishte duke u rrëzuar nga shpina e kalit dhe e ka mbajt, Bora e Prek Gjeto Markut, se ndryshe do kisha rënë në greminë. Në Tepelenë ne gjetëm edhe familje të tjera nga Hoti e Kastrati dhe midis tyre edhe 13 priftërinj katolikë të internuar. Unë kam qenë i vogël në atë kohë, por nëna më pas më ka treguar për vuajtjet dhe tmerret e paimagjinueshme që kemi kaluar aty.

Si përshembull…?!

Kur u rrita, nëna më ka treguar, se Kryetari i Kooperativës së fshatrave përreth kampit dhe sekretari i Partisë, kishin porositur fshatarët e këtyre fshatrave të Tepelenës, që fëmijët e tyre t’i shanin dhe t’u gjuanin me gurë të internuarve. Dhe ka pas disa raste që kur ktheheshin nga mali, u dilnin përpara fshatarët dhe shanin e gjuanin të internuarit.

Çfar mbani mënd ju personalisht nga ai kamp, apo nga ato që ju ka treguar nëna?

Aty vdisnin njerëz çdo ditë nga uria dhe sëmundjet, ku më së shumti fëmijë të vegjël. Puna ishte mjaft e rëndë dhe sfilitëse. Të internuarit punonin në transportim lëndësh drusore nëpërmjet lumit Vjosë dhe kur lumi ishte shumë i rrëmbyeshëm, qëllonte që lënda drusore t’i godiste dhe i linte të vdekur në vend. Nga Gjirokastra, sillnin dhe i hidhnin aty me qëllim, qen të ngordhur dhe qelbej i gjithë kampi.

Po për personalin e kampit, pra polic e nënoficerë, çfar u kanë treguar si silleshin dhe u trajtonin ata?

Një tmerr i vërtetë i kampit të Tepelenës, ishte një kapterr me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja, duke i futur forcërisht në një magazinë për t’i përdhunuar.

Kapterr Tomin, e mbani mënd ju vetë personalisht, apo u’a kanë treguar?

Kapterr Tomin e mbaj mënd vetë, pasi kur kam qenë 5 vjeç, ai më mbajti disa minuta në ujë të ftohtë, me qëllim për t’i bërë presion nënës sime. Aq shumë zullume bëri kapter Tomi me gratë e vajzat e internuara, saqë vetë komanda, u detyrua dhe e hoqi. Nëna më lidhte me brezin e djepit tek krevati që të mos bija, pasi ne flinim në krevate me tri kate. Herë pas here, nënën e nxirrnin para të gjithë kampit dhe i shanin babën, Markun, duke thënë se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh të tjera. Por nëna u’a kthente: “Unë e njoh për burrë shumë të mire”. Po këtë gjë, i’a bënin edhe Borës së Prek Gjeto Markut (Lulaj), por ashtu si nëna edhe ajo nuk fliste asnjë fjalë të keqe për burrin e saj, përkundrazi e lavdëronte. Po të mos kishim pasur ndihmën e dajave të mi dhe gjyshes Katrine Prela, të cilët na vinin dhe na sillnin ushqime të thata në Tepelenë, ne do të kishim vdekur urie, si shumë nga bashkëvuajtësit tanë.

Çfar kujton ndonjë ngjarje tjetër nga ai kamp?

Një natë, një grua e re nga Tropoja, Drane Jakaj, e cila priste të lirohej, shkoi natën për të hapur varrin e fëmijës së saj, që i kishte vdekur në moshën 5-vjeçare, që kur kishte ardhur ajo familje në atë kamp. Duke hapur varrin me lugën që hanim supën, ajo pastronte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk të len nëna këtu ty, jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e të birit me qëllim që t’i fshihte në rrobat e trupit pa u kuptuar nga rojat e kampit, pasi nuk lejohej që t’i merrte. Atë natë bashkë me të ka qenë dhe nëna ime duke e ndihmuar dhe më pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e të birit dhe t’i varroste në Theth.

Kur u liruat nga ai kamp?

Në vitin 1954, ai kamp u mbyll dhe ne na dërguan në kampin e Savrës në Lushnjë. Bashkë me të tjerët, edhe nëna ime punonte deri në brez në ujë në tharjen e Kënetës së Tërbufit. Në një rast, nënën e sulmuan shumë ushunjëzat dhe asaj i ra të fikët, saqë shoqet e saj e nxorën në breg duke e ditur të vdekur. Tone Nuthi, me kunatat e saj nga Pjetroshani i Bajzës së Kastratit, u përleshën me policët, të cilët donin ta fusnin nënën ashtu gjysmë të vdekur me punu në ujë, duke i thënë: “Çohu dhe puno moj kriminele”!

Sa kohë punoi nëna juaj në ato kushte?

Në atë punë nëna punoi për 3 vite. Në vitin 1956, një ditë kur erdhi aty një oficer madhor i Ministrisë së Punëve të Brendëshme për inspektim, Rrok Kont Marashi, më mësoi mua t’i dilja përpara dhe t’i thoja se isha i pafajshëm.

Çfar ju mësoi ai…?!

Konti m’i kishte shkruar në një letër se çfar do t’i thoja oficerit dhe unë ashtu bëra. I thashë se baba më kishte lënë në bark të nënës kur ishte arratisur dhe ç’faj kisha unë?!

Çfar u tha ai, ju ktheu përgjigjie?

Ai u prek nga fjalët e mia dhe tha se do e studionin punën time. Mbas disa kohësh erdhi letra dhe unë u lirova kur isha 8 vjeç, ndërsa nëna mbeti aty. Erdhën kushërinjtë dhe më morën nga kampi e më çuan në fshat. Por edhe aty nuk më lanë të jetoja, pasi fshati ishte zonë kufitare dhe më çuan në Kastrat, ku bëja çdo ditë nga 2 orë rrugë për të shkuar në shkollë dhe 2 orë për t’u kthyer në shtëpi. Shkollën 8-vjeçare e mbarova shkëlqyeshëm duke qenë nxënësi më i mirë dhe bëra një kërkesë që të shkoja në Konviktin “Tom Kola” në Shkodër, por më thanë: “Rri urtë e mbyll gojën, se ti je djali i kriminelit Mark Deçkaj. Shtrëngo fort kazmën dhe mos u ndiej”.

Ku u rritët ju, pasi nënën e kishit në internim?

Deri në moshën 16-vjeçare, mua më rritën dajat. Në atë kohë unë isha i rritur dhe duke e kuptuar se nuk kisha asnjë shpresë për jetën, fillova të mendoj që të arratisesha nga Shqiperia dhe të shkoja tek baba.

Ku ndodhej babai juaj në atë kohë?

Deri në atë kohë, baba ishte në Itali, ndërsa gjyshi në Tuz të Malit të Zi, dhe ne komunikonim me letra me ta.

A kishit provokime dhe a ju ndiqnin njerëzit e Sigurimit?

Një person i quajtur Ndue Nikoll Markhelli, i cili ishte i dekoruar nga Ministri i Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu, më provokonte vazhdimisht, duke vënë radion te “Zeri i Amerikës”, gjoja se do fliste baba im. Po kështu, herë pas here ai më thoshte të arratiseshim së bashku. Unë e kuptoja këtë provokim dhe nuk i lashë kurrë të kuptonte se doja të arratisesha. Një ditë i thashë nënës (në 1959 ajo u lirua nga internimi), që të arratiseshim së bashku, por kur ajo pyeti nënën e saj, gjyshja tha: “Mos e len, se do na vrasin djalin dhe do na marri në qafë të gjithëve”. Kështu nëna më tha se ajo nuk vinte dhe unë nuk duhet të ikja. Por unë e kisha vendosur së bashku me dy shokët e mi, Kol dhe Gjelosh Narkaj, dhe kështu u arratisëm.

Si mundët të arratiseshit nga Shqipëria?

Më 13 qershor 1966, ditën e festës së Shën Ndout, i thashë nënës se do të shkoja në kishë. Në fakt, së bashku me shokun tim, Kol Narkaj, (Gjeloshi nuk erdhi se martonte vëllanë), që ishte një vit më i madh se unë, morëm rrugën dhe në fshehtësi dolëm tek Leqet e Hotit, poshtë në Grabam dhe kaluam kufirin duke dalë në Jugosllavi. Aty u dorëzuam te një shtëpi ku i treguam të vërtetën dhe ata na pritën shumë mirë. Ajo shtëpi kishte lidhje miqësie me familjen tonë dhe gjetën mundësinë të lajmëronin se ne ishim dorëzuar tek ata.

Ç’ndodhi më pas me ju, ku u çuan?

Më pas, sipas rregullave, ata na dorëzuan tek ushtarët, të cilët na morën dhe na dërguan në burgun e Leshkopoljes, ku na mbajtën 2 muaj në hetuesi duke na pyetur. Gjatë asaj kohe, me ndërhyrjen e Rroko Keqit (nga Tuzi), tek autoritetet jugosllave, ne nuk na kthyen në Shqipëri, por na liruan dhe unë shkova tek gjyshi im, Pjeter Deçkaj, i cili ishte në Tuz.

Sa kohë qëndruat aty?

Me gjyshin qëndrova 9 muaj në Tuz dhe në atë kohë, baba që ndodhej në Amerikë, kishte bërë letrat dhe më 27 shkurt 1967, me doli azili politik për në SHBA. Kështu nga Beogradi u nisa për në New-York, ku më priste baba me një foto timen në dorë, të cilën i’a kisha dërguar me postë.

Si e kujtoni atë takim, a mund të na e përshkruani?

Ka qenë një takim prekës ai me babën në aeroportin “Xhon Kenedi” të New-Yorkut. Baba më shikonte dhe unë e shikoja. Kur m’u afrua, unë i thashë: “ti je baba im”?!“ “Po” tha ai,”vetëm një herë ta kam dëgjuar zërin. Të kam lënë në bark të nënës dhe thosha a do jetë djalë”. Lotët na kishin mbuluar të dyve. Unë i thosha: “O Mark Deçkaj. Bëhu i fortë, pse qan”?! Baba më pyeste se pse kisha ardhur dhe unë i thosha se kisha pritur 17 vjet dhe doja t’i shikoja sytë e ballit babës tim. Ndërsa ai me puthte, unë i thoja: “Tash nuk jam ma i varfën, nuk jam i pa babë”!

Po pas arratisjes suaj, çfar ndodhi me nënën?

Pasi ika unë, një vit më vonë, ndërsa nëna ishte në bjeshkë, spiuni Ndue Nikoll Markhelli, lajmëroi policinë se nëna donte me u arratis, dhe ata erdhën e morën dhe e internuan në Hajmel, ku qëndroi për 19 vjet me rradhë.

Gjatë kohës që babai juaj Marku jetonte në Amerikë, a është marrë me politikë?

Me politikë baba është marrë që kur ishte në Itali, ku u zgjodh kryetar i “Bllokut Indipendent Kombetar” duke bashkëpunuar ngushtë me Ernest Koliqin, Gjon Markagjonin, Ismail Vërlacin, Kol Bibë Mirakajn, etj. Gjatë asaj kohe, njerëzit e Sigurimit të Shtetit Shqiptar, i bënë babës një atentat me pistoletë, por ai mundi të shpëtonte i plagosur në krah.

Po pas kësaj, a pati më problem nga njerzit e Sigurimit të Shtetit që dërgoheshin aty me mision nga Tirana?

Puna e atentatit nuk mbeti me aq, pasi edhe në spital atë deshën ta helmonin me disa biskota, të cilat i solli aty nje grua e veshur si murgeshë, e cila pas hetimeve te Ernest Koliqit, rezultoi se kishte dale nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Pas kësaj, baba u detyrua dhe shkojë në Amerikë.

Po me nënën tuaj kur u bashkuat?

Më 16 gusht 1990, kur isha 42 vjeç, unë erdha në Shqipëri dhe takova nënën e cila në atë kohë banonte e vetme në Shtoj. Baba dhe gruaja ime, më thoshin të mos vija, se akoma nuk kishte rënë komunizmi, por unë e kisha vendosur,  me mua erdhi dhe bashkëshortja ime.

Patët problem për të ardhur, pasi në atë kohë ende nuk kishte rënë regjimi komunist?

Në Rinas më nxorrën shumë probleme dhe fillimisht nuk donin të më vulosnin pasaportën, por pas një debati prej 15 minutash, ma vulosën.

Çfar ju tha nëna kur u takuat?

Nanës i kërkova falje dhe ajo më tha se ma kishte bërë hallall. Pas 5 javësh, munda t’i bëj letrat nanës dhe e mora me vete në Itali, ku më pas erdhi dhe baba. Kështu pas 42 vjet e 3 muajsh, ata u takuan në Romë.

Si e kujtoni atë takim?

Ka qenë një takim prekës ku vetëm lot kishte. Baba dhe nëna jetuan 3 muaj në Itali dhe më pas erdhën në Amerikë ku u bëmë të gjithë bashkë. Unë i shihja kur ata qanin për njëri-tjetrin. Kur nëna e pa se sa mirë jetonim, tha: “Tani jam gati me vdek”. Dhe ashtu ndodhi vërtet: Më 2 korrik 1991, ditë e martë, ata të dy humbën jetën në një aksident automobilistik.

Po ju, kur e krijuat familjen?

Unë jam martuar më 22 tetor 1971, me Lajde Mark Gjonajn, babai i së cilës, Pashuk Markgjonaj, rrjedh nga një familje nacionaliste mjaft e persekutuar nga regjimi komunist, njësoj si ne.

Sa fëmijë keni?

Unë kam 3 djem: Robertin, Palin dhe Tomin, i cili është asistent-regjisor dhe producent filmash në Holliwud, ku ka bashkëpunuar në 34 filma. /Memorie.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ministri i LSI-së firmosi për inceneratorët, flet Monika Kryemadhi

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se LSI...

Nënkryetari i Vetëvendosjes: Shumë shpejt, Vjosa Osmani presidente e Kosovës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, komentoi se si do jetë Kosova pas Hashim Thaçit, për të cilin flitet se do i konfirmohet aktakuza...

Topalli me parti të re? Nishani: Do doja të jepte kontribut në PD

Partia Demokratike ka marrë jo pak goditje nga brenda gjatë viteve të fundit, ku shumë figura të rëndësishme janë larguar, duke krijuar edhe fraksione...

Vetëvritet e reja në Tiranë, procedohen 4 persona

Një 33-vjeçare është vetëvrarë me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranës. E reja e identifikuar si Marsilda Hysa ka qenë në gjendje të...

Do luajë ndaj Barcelonës në Champions? Ja çfarë ka bërë Ronaldo

Kristiano Ronaldo postoi  një foto në “Instagram” ku festonte: “Siiiii”. Për juventinët u duk sikur portugezi kishte marrë përgjigjen e tamponit negativ, pas infektimit me...