E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Dibër: Operacioni “Porosia”, shkon në 7 numri i të arrestuarve

Policia e Dibrës ka bërë me dije se ka shkuar në shtatë numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Porosia”.

29-vjeçari SH.P. ka qenë bashkëpunëtor i gjashtë të arrestuarve të mëparshëm për shpërndarjen e lëndëve narkotike në Bulqizë dhe në zonat përreth.

‘’Në vijim të hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, gjatë hetimeve në kuadër të operacionit “Porosia” ka rezultuar se shtetasi SH. P., 29 vjeç, banues në Bulqizë, është bashkëpunëtor i 6 shtetasve të tjerë të arrestuar më datë 30 gusht 2020, për veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth’’, informon policia.

Operacioni policor, u finalizua nga DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe finalizuar 3 javë më parë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...