E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Koronavirusi mund të zbulohet përmes syve nga një kompjuter

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Shkencëtarët po punojnë mbi një metodë të mundshme të gjurmimit të Covid-19, bazuar në imazhet e syve të analizuara nga algoritmet e Inteligjencës Artificiale.

Pasi skanoi një numër imazhesh nga disa qindra individë me dhe pa Covid-19, kompjuteri diagnostikoi me saktësi infeksionet e koronavirusit në më shumë se 90 për qind të rasteve, raportuan studiuesit.

“Modeli ynë është mjaft i shpejtë”- thotë për ”The Scientist”, Januei Fu, shkencëtar kompjuterash në Universitetin Fudan në Shangai të Kinës, që drejtoi studimin.

“Ai mund të japë një përgjigje të saktë në më pak se një sekondë”. Aktualisht, testimi mbi infeksionin e koronavirusit përfshin imazhin e skanerit të mushkërive apo analizimin e mostrave nga hunda ose fyti. Që të dyja këto kërkojnë kohë dhe përpjekje profesionale.

Një sistem i bazuar tek disa imazhe të syve, do të kursente si kostot ashtu edhe kohën, thotë Fu. Por studimi nga ekipi i Fu është paraprak, dhe si oftalmologët, ashtu edhe specialistët e Inteligjencës Artificiale, thonë se do të dëshironin të shihnin shumë më tepër informacion mbi këtë teknikë dhe performancën e saj, para se të binden që ajo mund të funksionojë.

Vullnetarëve në Qendrën Klinike të Shëndetit Publik të Shangait në Fudan, iu bënë nga 5 foto të syve duke përdorur kamerat e zakonshme CCD ose CMOS. Nga 303 pacientë, 104 ishin prekur nga Covid-19, 131 kishin probleme të tjera pulmonare, dhe 68 kishin sëmundje të syve.

Një mjet i rrjetit nervor nxori dhe vlerësoi karakteristikat nga rajone të ndryshme të syrit, ndërsa një algoritëm njohu tiparet e syve të secilës sëmundje.

Një rrjet nervor, është një seri algoritmash për zgjidhjen e problemeve që shtron pajisja, duke mësuar në një mënyrë që imiton trurin e njeriut.

Më pas studiuesit kryen një eksperiment mbi vlefshmërinë e pajisjes mbi një set të vogël të dhënash nga njerëz të shëndetshëm, pacientë me Covid-19, pacientë me probleme me mushkri dhe ata me probleme në sy.

Nga 24 njerëz me infeksione të konfirmuara të koronavirusit, kompjuteri diagnostikoi saktë 23 prej tyre, thotë Fu për “The Scientist”.  Dhe algoritmi identifikoi me saktësi 30 nga 30 individë e pa infektuar nga koronavirusi.

Lexo edhe :   "Pak respekt ju lutem”, eksperti kap gafën e Ministrisë së Shëndetësisë

Infeksionet me Covid-19, jo vetëm ato të shkaktuara nga SARS-CoV-2, kanë pasur prej kohësh ndikime tek sytë, duke shkaktuar inflamacion të membranës transparente që mbulon pjesën e brendshme të qepallës dhe të bardhën e kokërdhokut të syrit, një gjendje e quajtur konjuktivit, ose syri rozë.

Lexo edhe :   Bum infektimesh/ Në spitalet COVID s’ka më vende, sistemi futet në kolaps

Ndërkohë, sytë ofrojnë një “portë” drejt infeksionit për viruset e frymëmarrjes, përfshirë koronavirusët. Koronavirusi njerëzor NL63, që shkakton simptoma e të ftohurës së zakonshme, u identifikua për herë të parë në vitin 2004 tek një foshnjë me bronkiolit dhe konjuktivit.

Studimet e mëvonshme treguan se një pakicë fëmijësh të infektuar me këtë koronavirus, vuajnë nga kjo gjendje e syve. Megjithëse konjunktiviti, mbetet një simptomë e mundshme e infeksioneve me koronavirus, më pak se 5 për qind e pacientëve me Covid-19 paraqesin në fakt simptoma në sy, vë në dukje Daniel Ting, okulist në Qendrën Kombëtare të Syrit në Singapor, që ka publikuar edhe një studim mbi këtë temë.

“Nëse doni të përdorni Inteligjencën Artificiale për të zbuluar Covid-19, bazuar në numrin e kufizuar të imazheve të syve, unë mendoj se rezultati nuk do të jetë i shkëlqyer, sidomos veçanërisht duke pasur parasysh mbizotërimin e ulët të simptomave të syve”, thotë ai.

Ting dyshon në performancën e algoritmit, edhe sepse “shumë probleme në sy mund të vijnë nga arsye të tjera përveç Covid-19”. Ai paralajmëron që mostra prej vetëm 303 pacientësh dhe 136 individë të shëndetshëm në studimin e Shangait, është shumë e vogël për të nxjerrë përfundime shteruese.

Ai rekomandon eksperimentimin me më shumë pacientë. Dhe Fu po bën pikërisht këtë gjë, duke e rritur numrin e pjesëmarrësve, dhe duke zgjeruar llojet e shenjave në sy. “Tani po bëjmë më shumë teste në spitale tek pacientët, disa prej të cilëve me sëmundje të syve”, thotë ai.

Algoritmi mund të përdoret në vende publike, thotë Fu, megjithëse kjo do të ngrinte shqetësime për privatësinë e të dhënave në shumë vende.

“Për shembull në Kinë, kemi kudo shumë kamera me rezolucion të lartë”, thotë ai. Por përdorimi i tij në disa pjesë të tjera të botës do të ishte problem.

Burimi i lajmit: https://www.the-scientist.com/news-opinion/algorithm-spots-covid-19-cases-from-eye-images-preprint-67950

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...