Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ju kanë bllokuar makinën gjatë pandemisë? Ja si ta rimerrni

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ju kanë bllokuar makinën gjatë pandemisë? Ja si ta rimerrni

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, me anë të një deklarate për mediat ka dhënë të gjithë detajet lidhur me procedurën që duhet të ndiqni, për të shfuqizuar ndëshkimet e marra gjatë periudhës së karantinës. Të gjitha dënimet administrative të vendosura me pezullim të lejeve të drejtimit, të pezulluara për një periudhë tre vjeçare apo të shoqëruara dhe me bllokim të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij, do të zëvendësohen me gjobë.

Njoftimi

Në zbatim të Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, nr. 23 datë 26.5.2021 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 3 datë 15.3.2021 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së   periudhës   së  infeksionit  të  shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar dhe të Urdhrit të Ministrit të Brendshëm nr. 237 datë 27.05.2021 “Për caktimin e orarit të ndalimit të muzikës”;

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar aktet përkatëse me detyra për strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit.

Në zbatim të këtyre akteve, komunikojmë dy masa shumë të rëndësishme lehtësuese të marra në interes të qytetarëve shqiptarë dhe gjithashtu edhe të bizneseve:

Së pari, duke filluar nga data 1 qershor 2021 ora policore sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jetë nga ora 23:00 deri 06:00, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Detyrimet gjatë orës kufizuese tashmë janë të njohura, megjithatë theksoj se kërkohet që të gjithë shtetasit që për arsye punë do të lëvizin përtej orës 23:00, të jenë të pajisur me leje nga e-Albania ose të kenë dokumentin që vërteton se është punonjës në një nga shërbimet kritike.

Gjithashtu duke filluar nga data 1 qershor 2021, orari i ndalimit të muzikës në çdo mjedis shërbimi referuar Aktit Normativ dhe urdhrit të Ministrit të Brendshëm, nr. 237 datë 27.05.2021,është përcaktuar ora 22:00.

Ftojmë të gjithë shtetasit që banojnë apo ushtrojnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë që të zbatojnë orën policore, të mbajnë barrierat mbrojtëse (maskat) në ambientet e brendshme dhe mjetet e transportit publik, dhe sidomos të zbatojnë orën 22:00 për ndalimin e muzikës në çdo mjedis shërbimi.

Kujtojmë se për konstatimet që do të kenë strukturat policore në shkelje të këtyre akteve, ndaj kundërvajtësve do të aplikohen masat administrative.

Respektimi i këtyre masave tregon vullnetin tonë të përbashkët për të çuar deri në fund këtë luftë kundër pandemisë dhe ta fitojmë atë, ashtu sikurse kemi bërë deri më sot.

Së dyti, të gjitha dënimet administrative të vendosura me pezullim të lejeve të drejtimit  të pezulluara për  një  periudhë  trevjeçare apo të shoqëruara dhe me bllokim të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij, në zbatim të Aktit Normativ zëvendësohen me dënimin me masë administrative me gjobë, me pezullimin e lejes së drejtimit për 30 ditë dhe me masën administrative plotësuese të bllokimit të mjetit apo lejes së qarkullimit të tij për një periudhë prej 30 ditësh.

Referuar nenit 2 të Aktit Normativ, masat administrative të vendosura nga autoritetet shtetërore, kryesisht Policia Rrugore, për heqjen e lejes së drejtimit apo masat e tjera të bllokimit të automjeteve apo lejes së qarkullimit, humbasin fuqi, nëse nga periudha e marrjes së masave është përmbushur afati prej 30 ditësh.

Njoftojmë qytetarët shqiptarë që kanë pasur një dënim administrativ të tillë që në zbatim të Aktit Normativ, të drejtohen në strukturat respektive të Policisë Rrugore (OASH), ku kanë marrë vendimin e dënimit administrativ për pezullimin e lejes së drejtimit apo bllokimin e mjetit, për të kryer procedurat përkatëse të tërheqjes së tyre, nëse kanë plotësuar afatin 30 ditor.

Procedura është parashikuar e thjeshtë:

Strukturat e Policisë Rrugore, të cilat kanë marrë masë administrative plotësuese me karakter ndëshkues, si tërheqje/bllokim të lejeve të drejtimit/lejeve të qarkullimit dhe bllokim të mjeteve, në zbatim të pikës 1, neni 2 i Aktit Normativ referuar aktit normativ nr. 3 datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, të ndryshuar”, i kthejnë me procesverbal subjektit përfitues lejet e drejtimit, lejet e qarkullimit dhe mjetet e bllokuara, duke filluar nga nesër dhe deri në datën 10 qershor 2021, për rastet që kanë plotësuar periudhën e dënimit prej një muaji nga data e konstatimit të shkeljes, referuar vendimeve të OASH-ve respektive.

Sqaroj se kjo masë e ndërmarrë, përfshin vetëm masat për heqjen e lejeve të drejtimit dhe masën plotësuese të bllokimit të mjetit vetëm për periudhën e pandemisë të marra neë zbatim të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 dhe jo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Me rastin e këtij komunikimi publik, njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve në zbatim të kërkesave të Kodit Rrugor dhe të akteve në zbatim të tij, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Tags: albert dervishajkarantinëmakine

TË LIDHURA

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta
Aktualitet

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim
Aktualitet

Shqiptari i vrarë në Greqi, kushëriri i viktimës: Autori ishte mik, të gjithë e njihnim

22:13 | 22/05/2025
E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij
Aktualitet

E dinit që do humbnit zgjedhjet? Berisha habit me përgjigjen e tij

22:11 | 22/05/2025
Next Post
Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer në Kosovë

Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer në Kosovë

Zhduket ish-drejtori i policisë së Ulqinit, ‘në këmbë’ të gjithë strukturat

Zhduket ish-drejtori i policisë së Ulqinit, 'në këmbë' të gjithë strukturat

Bashkëshorti e braktisi, mbetet mes katër rrugëve me fëmijët

Bashkëshorti e braktisi, mbetet mes katër rrugëve me fëmijët

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com