E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer në Kosovë

Vizita në Kosovë e dy politikanëve perëndimorë, Miroslav Lajçak dhe Mathew Palmer bëhet vetëm pak javë para se të rinisë dialogu Kosovë-Serbi. Ajo shihet si përgatitje e takimit të parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, po qëndrojnë në Kosovë sot dhe nesër për të zhvilluar bisedime me udhëheqësit kryesorë të institucioneve dhe partive politike parlamentare. Kjo vizitë bëhet vetëm pak javë para se të rinisë dialogu Kosovë-Serbi, dhe shihet si përgatitje e takimit të parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë vizitës së tij dy ditore, Lajçak dhe Palmer do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë.

“Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet krerëve të Misioneve të BE-së. Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer”, thuhet në njoftim.

Mirosllav Lajçak dhe Mathew Palmer me 26 maj ishin takuar në Bruksel, ku ndër tjera kishin biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Më 18 prill ndërkaq, në darkën e shtruar në Bruksel për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, deklaroi atëherë, se ai shpreson që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë nga mesi i muajit qershor. Për takimin ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, pati folur edhe vetë kryeministri Kurti, i cili tha se takimi me Vuçiqin mund të ndodh diku në mesin e muajit qershor. Mediet në Prishtinë shkruajnë se vizita e përbashkët në Kosovë e të ngarkuarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Zëvendësndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, bëhet për të përcjellë mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor./DW

Lexo edhe :   ''Deklaratë të paqes midis dy vendeve''/ Kurti: Serbia të njohë Kosovën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...