Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ju është shtyrë në disa raste fluturimi? Ja cilat janë 9 arsyet kryesore

5 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ju është shtyrë në disa raste fluturimi? Ja cilat janë 9 arsyet kryesore

Ju mbërrini në aeroport herët, kaloni përmes masave të sigurisë, dhe vendoseni në pritje të mbërritjes së avionit tuaj. Më pas ndodh e papritura. Fluturimi juaj vonohet për 3 orë, dhe tani ju dhe 150 pasagjerë të tjerë, jeni të detyruar të prisni gjithë mërzi orët shtesë.

Edhe pse vonesa e avionit nuk është kurrë një situatë ideale, ajo ka zakonisht një arsye shumë të fortë, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e ekuipazhit dhe të njerëzve që janë në bord. Pra nëse jeni kurioz se çfarë po ndodh në fakt në prapaskenë, ja cilat janë 9 arsyet kryesore, se përse një avion pasagjerësh mbërrin më vonesë në destinacion.

  1. Vonesa në mbërritje

Fakt: rreth 40 përqind e të gjitha vonesave, shkaktohen nga mbërritjet me vonesë në destinacion. Avionët janë gjithnjë në lëvizje, duke u zhvendosur nga njëri aeroport në tjetrin. Edhe pse ka një kohë të arsyeshme pritjeje midis mbërritjes së një aeroplani, dhe nisjes së tij në destinacionin e radhës, nëse avioni i linjës tuaj vonohet për ndonjë arsye, udhëtimi mund të shndërrohet në një kalvar të gjatë, për shkak të një efekti zinxhir, që mund të ndikojë fluturimet gjatë gjithë asaj dite.

  1. Vonesa për shkak të kushteve të motit

Ka vonesa të përgjithshme për shkak të kushteve të motit, por edhe dhe vonesa për shkak të kushteve ekstreme të motit. Në rastin e parë përfshihen bubullimat, mjegulla dhe era e fortë, ndërsa në të dytën tornadot, uraganet dhe stuhitë e dëborës.

Ky lloj moti i keq, mund të jetë ose në aeroportin nga ku po niseni ju, në aeroportin ku do të mbërrini, ose kudo tjetër përgjatë itinerarit tuaj. Lajmi i mirë? Vetëm rreth 5 përqind e vonesave në fluturim, ndodhin për shkak të motit ekstrem.

  1. Vonesa për shkak të trafikut

Trafiku nuk ekziston vetëm në rrugët automobilistike, por edhe në pistat e aeroporteve. Kontrolli i Trafikut Ajror, duhet të monitorojë dhe udhëzojë me kujdes të gjithë avionët që ulen apo ngrihen nga pistat. Nëse kontrollorët janë paksa të zënë, ata mund ta vonojnë fluturimin tuaj, derisa të normalizojnë trafikun. Sipas statistikave kjo lloj situate, është përgjegjëse për afro 25 për qind të të gjitha vonesave në fluturime.

  1. Vonesa për shkak të operacioneve të mirëmbajtjes së aeroportit

Aeroportet kërkojnë shumë mirëmbajtje, në mënyrë që gjërat të funksionojnë pa problem, dhe të sigurta. Për shembull, nëse ka pak dëborë në pistë, aeroporti mund të ketë nevojë të pezullojë ngritjet dhe uljet e avionëve në mënyrë që të pastrojë pistat dhe rrugët ku kalojnë taksistët. Kur ndodh kjo gjë, fluturimet shpesh vonohen. Këtu përfshihet edhe problemi i grevave nga punonjësit e aeroportit, sidomos në Evropë.

  1. Problemet mekanike

Këto lloj problemesh, përbëjnë rreth 30 përqind të të gjitha vonesave. Avionët i nënshtrohen një inspektimi të plotë midis 2 fluturimeve. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë shkëlqyer! Do të udhëtoni në kohë. Por nëse ka diçka nuk shkon, qoftë ky një defekt i madh siç mund të jetë një problem me pajisjet e uljes së avionit, apo i vogël, stafit të linjës ajrore do t’i duhet kohë për ta rregulluar atë.

  1. Përgatitja e avionëve

Midis fluturimeve, kabina e pilotit duhet të pastrohet, avioni duhet të mbushet me karburant, ndërsa duhet të kryhen furnizimet për ushqim dhe letër higjienike për pasagjerët. Nëse ndonjë prej ekipeve përgjegjëse për këto detyra, merr me shumë kohë se zakonisht, fluturimi mund të vonohet derisa të përfundojë puna e nisur.

  1. Problemet e ekuipazhit

Me ekuipazhin, mund të ndodhin të gjitha llojet e gjërave të këqija. Pilotët dhe stjuardesat kanë kufizime sesa orë mund të punojnë rresht, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e gabimit njerëzor gjatë një fluturimi. Ndonjëherë ata mund të marrin disa orë pushim nëse ka vonesa, gjë që do të kërkonte një ekuipazhi zëvendësues që të marrë përsipër udhëtimin.

  1. Vonesat e bagazheve

Nuk ndodhin shumë shpesh, por nganjëherë në procesin e ngarkimit të bagazheve, ka një mbingarkesë të madhe, dhe avioni mund të lihet në pritje për t’u siguruar që në bord të jenë futur bagazhet e gjithë pasagjerëve.

  1. Vonesat për shkaqe sigurie

Edhe pse vetëm 0.1 përqind e vonesave, janë për shkak të çështjeve të sigurisë, ato ndodhin herë pas here. Një vonesë e tillë, ndodh zakonisht kur ka një shkelje të normave të sigurisë nga ndonjë prej pasagjerëve. /TIRANA TODAY

Tags: arsyetfluturimeverasteshtyrja

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
Koronavirusi/ Ndërron jetë një tjetër deputet në Iran

Koronavirusi/ Ndërron jetë një tjetër deputet në Iran

Shqiptarët, miq në kohë të vështira! ‘Fundjavë Ndryshe’ pranë refugjatëve

Shqiptarët, miq në kohë të vështira! 'Fundjavë Ndryshe' pranë refugjatëve

Vatikani mbështeti në heshtje Holokaustin? Ja ç’mund të zbulojë hapja e arkivave

Vatikani mbështeti në heshtje Holokaustin? Ja ç’mund të zbulojë hapja e arkivave

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës
Showbizz

Jennifer Lopez shkëlqen në skenë me stilin e saj magjepsës

by mirseda
17:57 | 09/07/2025
0

Jennifer Lopez vazhdon të dëshmojë se mosha është thjesht një numër. Në moshën 55-vjeçare, ylli i pop-it...

SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

17:54 | 09/07/2025
Toni Kroos vlerëson zhvillimin e Yamal në moshën 17-vjeçare: Nuk kam parë kurrë një ‘fëmijë’ si ai

Toni Kroos vlerëson zhvillimin e Yamal në moshën 17-vjeçare: Nuk kam parë kurrë një ‘fëmijë’ si ai

17:18 | 09/07/2025
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore me 50 euro, e pëson drejtuesi i BMW

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore me 50 euro, e pëson drejtuesi i BMW

17:13 | 09/07/2025
Aksident i rëndë në Pejë! Një i vdekur dhe katër të plagosur

Aksident i rëndë në Pejë! Një i vdekur dhe katër të plagosur

16:42 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com