Pas protestave që po zhvillohen në Tiranë nga banorët e “Astirit”, pasi projekti i Unazës së Re u prek shtëpitë dhe bizneset, edhe qytetarët në Himarë kanë bllokuar rrugët.
Banorët e Himarës kanë bllokuar punimet e fazës së dytë të rikualifikimit urban të Spilesë. Ata janë shprehur se projekti është abuziv dhe do ta mbrojnë me gjak deri në fund.
Sipas tyre ky projekt është bllokuar me vendim gjykate dhe në fazën e parë, dhe sipas tyre nuk u është njohur prona që kanë.
“Nuk jemi kundër projektit por duam shpronësim dhe te na njihen titujt e pronësisë”, kanë thënë banorët gjatë protestës.
Kujtojmë se dhe pak ditë më parë banorët, kanë bërë të njëjtën gjë duke u përplasur me punonjësit e firmës ndërtuese.