Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Jeta pas Pax Americana-s

8 vjet ago
in Të Gjitha
Jeta pas Pax Americana-s

 

Nju Jork–Rendi ndërkombëtar i pas vitit 1945, i ndërtuar nga ana e SHBA-së në Evropë dhe Azinë Lindore, është zbehur ndjeshëm prej disa kohësh. Vendimi i presidentit Donald Trump, për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja mbi klimën e Parisit, vetëm sa e ka përshpejtuar shpërbërjen e tij.

Për herë të parë që nga vitet e para të presidencës së gjeneralit Sharl dë Gol në Francë, një udhëheqëse e madhe perëndimor – kancelarja gjermane Angela Merkel – ka deklaruar haptazi se Evropa nuk mund të mbështetet më tek lidershipi amerikan. Mund të tingëllojë ironike që diçka e tillë vjen nga një gjermane dhe një atlanticiste e konfirmuar, por në fakt është e përshtatshme, pasi Gjermania, në transformimin e saj nga një diktaturë vrastare në një demokraci paqësore liberale, pati nevojë për SHBA-në më shumë se sa çdo vend tjetër.

Ndoshta ne duhet të jemi realistë për fundin gradual të Pax Americana-s. Asnjë sistem perandorak nuk mund të ekzistojë përherë. Një rend ndërkombëtar që ishte kuptimplotë, kur bota po ringrihej nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore, vetëm për të hyrë në një Luftë të gjatë të Ftohtë ndërmjet dy superfuqive bërthamore, mund të jetë më i përshtatshëm, dhe mund të ndihmojë në arritjen e marrëveshjeve më të mira.

Qëllimi i NATO-s, sipas shprehjen së famshme të sekretarit të saj të parë të përgjithshëm, zotit Hastings Ismej, për të “mbajtur amerikanët brenda, rusët jashtë, dhe gjermanët poshtë”. Por Gjermania nuk duhet të mbahej ”poshtë”, dhe ekziston një debat nëse Rusia duhet të ishte mbajtur “jashtë” pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Dhe Trump ka të drejtë për një gjë, edhe nëse e shpreh këtë në mënyrë të vrazhdë: Evropa, ashtu si dhe Japonia, është bërë shumë e ndërvarur nga fuqia ushtarake amerikane. Kjo varësi ndaj SHBA-së për sigurinë kolektive, nuk i shndërron aleatët amerikanë gati në një koloni. Dhe SHBA-ja nuk është zyrtarisht një fuqi perandorake.

Por, aspektet e një dileme të vonë të përbashkët perandorake, janë të dukshme si në Azinë Lindore, ashtu edhe në Evropën Perëndimore sot. Nëse Uashingtoni do të heqë dorë shumë shpejt nga roli i tij udhëheqës, mund të pasojë kaosi, dhe fuqitë më pak pozitive mund ta mbushin atë boshllëk. Por në rast se sistemi i udhëhequr nga SHBA-ja mbetet në këmbë për një kohë të gjatë, ai do të parandalonte varësitë amerikane, dhe marrjen e më shumë përgjegjësive nga vendet aleate për sigurinë e tyre.

Kur shpërbëhen fuqitë perandorake, ajo që shpesh pason është dhuna. Gjenocidi armen u shoqërua me zhdukjen e fuqisë osmane. Nacionalizmi vrasës anti-semit dhe radikal, pasoi rënien e Perandorisë Austro-Hungareze. Diçka e ngjashme ndodhi kur Perandoria Jugosllave e Josip Broz Titos në Ballkan u shpërbë. Më shumë se një milionë hindu dhe myslimanë, humbën jetën gjatë dhunës së tmerrshme sektare, kur guvernatori i fundit britanik vendosi të largohet nga India, që po shkonte drejt pavarësisë së saj.

Ky nuk është një argument në favor të imperializmit. Por epoka e Trump duhet të na bëjë të gatshëm të përballemi me pasojat, pasi rendi i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pas vitit 1945 në një farë mënyre të ketë marrë fund. Udhëheqja amerikane ka qenë padyshim një ndërmarrje plot të meta, duke rezultuar në luftëra të panevojshme, dhe mbështetjen e shumë aleatëve të neveritshëm në luftë me komunizmin.

Por ka pasur ndërkaq edhe shumë elementë pozitivë. Evropa Perëndimore, Japonia, dhe madje me vonesë, Koreja e Jugut dhe Tajvani, qenë në gjendje të bëheshin të lira e të begata nën mbrojtjen e SHBA-ve. Pavarësisht nga ekseset e anti-komunizmit, dominimi amerikan ka vepruar gjithashtu si një digë kundër ekstremizmit ideologjik. As komunizmi, dhe as variantet e fashizmit apo nacionalizmit vërtet radikal, nuk kishin shumë shanse për t’u zhvilluar në Evropë nën Pax Americana-n.

Zgjedhjet e fundit në Holandë dhe Francë, sugjerojnë se Trump mund të shërbejë si një pengesë, se sa si një rritje, ndaj ekstremizmit populist në Evropë. Por nëse vala populiste do të bëhet më e madhe e më brutale, nuk gjendet askush në Uashington për ta dekurajuar atë. Në Japoni, varësia nga SHBA, dhe ankthi mbi komunizmin, ka margjinalizuar tërësisht të majtën dhe mbajtur në pushtet, pak e shumë në mënyrë të përhershme, një parti konservatore.

Por ekstremet e revanshizmit japonez duhen mbajtur në kontroll. Dhe kjo nuk mund të jetë dhe aq e lehtë, pasi SHBA-ja nuk shihet më si një mbrojtëse e besueshme, dhe frika ndaj Kinës shndërrohet në një panik kolektiv. Ndryshe nga disa prej paraardhësve të saj, kancelarja Merkel, e rritur në Gjermaninë Lindore, është tejet e kujdesshme ndaj planeve strategjike të Rusisë.

S’ka asnjë dyshim se Rusia dhe Kina do të përfitojnë, të paktën në një periudhë afatshkurtër, nga abdikimi i lidershipit amerikan. Disa njerëz nuk janë të shqetësuar shumë nga kjo. Rusia është më afër Berlinit apo edhe Parisit, sesa Uashingtoni apo Nju Jorku. Ekzistojnë shumë para dhe marrëveshje mes tyre që të mundësonin miklimin e regjimeve ruse dhe kineze (sikurse presidenti amerikan e di shumë mirë). Dhe mundësitë që si Rusia apo Kina të pushtojnë vendet e NATO-s apo Japoninë, mund të jenë të zbehta.

Por do të ketë një çmim për të paguar, për rritjen e ndjeshmërisë ndaj shkeljeve kineze dhe ruse. Pavarësisht sa i lodhshëm mund të ketë qenë dominimi amerikan, ose sa njerëz kanë kritikuar disa prej luftërave shkatërruese që nisura nga SHBA-ja, kritikat ndaj politikave, presidentëve, dhe madje edhe praktikave kulturore amerikane, ishin jo vetëm të lejueshme, por shiheshin edhe si një shenjë e shëndetshme e demokracisë liberale. Kjo qe një nga “vlerat e përbashkëta” që mbajtën Perëndimin të bashkuar.

E njëjta gjë nuk do të jetë e vërtetë në një botë të dominuar nga Kina. Kritikat shpejt do të çonin në pasoja negative, sidomos në sferën ekonomike. Studiot e Hollivudit janë tashmë duke censuruar përmbajtjen e filmave, që pritet të bëjnë para në tregun e madh kinez.

Mediat perëndimore, të etura për të ruajtur qasjen në Moskë apo Pekin, do të gjenden në një presion në rritje për të qenë më të kujdesshme në lidhje me atë që shkruajnë apo transmetojnë. Kjo do të dëmtojë vetë shoqëritë tona, të cilat janë ndërtuar mbi parimet e hapjes dhe lirisë së shprehjes.

Pra, edhe në qoftë se fundi i  Pax Americana-s nuk do të rezultojë në pushtime ushtarake apo luftëra botërore, ne duhet të përgatisim veten për një epokë, kur mund ta kujtojmë me një nostalgji të madhe Perandorinë Amerikane.

Shënim: Ian Buruma është profesor i demokracisë, të drejtave të njeriut, dhe gazetarisë në Bard College. Ai është autor i shumë librave, përfshirë Vrasje në Amsterdam: Vdekja e Theo Van Gogh dhe kufijtë e tolerances” dhe “Vitit Zero:Një histori e vitit 1945”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: japoniajetakinaNATOPax Americana-srusiaSHBA

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Behgjet Pacolli: Zaev do të na dalë kapuç me mëngë

Pacolli dënon gjuhën antisemitiste në Kosovë

Si na vrasin pijet me ngjyrë, ja ku prodhohen dhe si shpërndahen

Si na vrasin pijet me ngjyrë, ja ku prodhohen dhe si shpërndahen

Kavajë, kryebashkiaku pushon nga puna pastruesen, ja arsyeja

Kavajë, kryebashkiaku pushon nga puna pastruesen, ja arsyeja

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com