Tërmetet e njëpasnjëshme në zonën e Korçës, gjatë fillimit të muajit qershor, sollën shumë dëme materiale në zonat e Floqit, Vidovës dhe në Qafëzez.
Rikonstrukturimi i disa prej shtëpive tashmë ka filluar, por banorët e Qafëzezit shprehen se punimet po kryhen në mënyrë selektive. Për këtë arsye ata kanë dalë gjatë ditë së sotme, në një protestë, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i ndihmojë.
Në një prononcim për BalkanWeb, banorët e fshatit deklarojnë se pushteti vendor vijon të mos i konsiderojë ata duke kryer punime tërësisht selektive.
“Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. Lista është selektive me anë të partive. Jemi në situatë alarmante. Po na gënjejnë. Duam zgjidhje. Dimri po afron dhe s’kemi ku shkojmë. I lutemi kryeministrit të vëre dorë dhe të na ndihmojë. Të ngrihet komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh”, thanë ata.