E premte, 22 Janar, 2021
13 C
Tirana

“Je k*rvë, harrove që të njoh?”, moderatorja përlotet live në studio

Gjatë protestës për Klodian Rashën, të shumta ishin personazhet e show-bizzit që jepnin komentet e tyre në lidhje me këtë situatë. Disa prej tyre thanë se e mbështesnin protestën, por nuk ishin pro faktit që shkatëruan çfarë u doli përpara.

Stresi i cili udhëhoqi protestën për të riun që u vra nga një efektiv policie, shpërtheu ndaj  moderatores Einxhel Shkira, madje duke e ofenduar rëndë. Më herët, ata u përfshinë në një debat, i cili bëri bujë të madhe në media. Reperi e ofendoi rëndë moderatoren, pas një statusi që ajo kishte publikuar rreth protestës.

Ajo, në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë, në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet. Ndër të tjera shprehet se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës. Kaq ka mjaftuar që reperi ta rishpërndajë në Instastory shkrimin e saj, duke iu kthyer me një fjalor aspak etik.

Dje në “Ftesë në pesë”, moderatorja Einxhel Shkira foli rreth situatës. “Unë mund të isha një person depresiv dhe e gjithë ajo që ndodhi, mund të kisha pirë dy kokrra, kisha vrarë veten dhe hajt pastaj, si e zgjidhim?

Dalim në protesë që vrau veten Enxhi? Për kë do dilnim në protestë, për një person që ia shkatërruam veten nga ana virtuale, apo për një që e vrau shteti? Ata që e bënë këtë gjë janë çdo ditë kriminela që më shkruajnë mua “Do të vras”, pra nuk janë ata më të mirë se polici që vrau.

Kushdo që më ka shkruar, duke më ofenduar dhe kërcënuar, ta ketë të qartë që nuk janë më të mirë se polici që vrau. Këtë ta fiksojnë mirë”, tha moderatorja.

Einxhel tregoi se deklarata e Stresit për të, ka prekur shumë dhe familjen e saj. Ajo u përlot në studio teksa lexoi një mesazh që i kishte dërguar e ëma.

Mesazhi i plotë:

Einxhel të lutem mami mos u merr më me këto gjëra. Shiko jetën tënde. Mos komento më asgjë, është hera e fundit. Dhe në emisione të tjera, të bëjnë çfarë të duan, ti nuk do shkosh, nuk do të thuash më asgjë. Të lutem, mos u merr me asnjë. Ti je vajzë e zgjuar, ndaj të lutem, se njerëzit po merren me ty duke thënë gjëra shumë të rënda. Ty të lutem mami, sepse zemra nuk duron dot më”, tha moderatorja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet i shqetësuar për situatën ekonomike në vend. Meta shprehet se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe...

Shkrihet Dega e LSI-së, të 140 anëtarët i bashkohen Partisë Socialiste

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në fshatin Gjeroven në rrethin e Beratit, është mbyllur. Mesditën e sotme, kryetari i degës së LSI-së në...

Gati ose jo, Bajden do të përballet me një test të shpejtë përballë Putinit

Mundësia e parë e presidentit të ri amerikan Xho Bajden për të shmangur qasjen shpesh komode të Donald Trump ndaj Rusisë, erdhi vetëm disa...

Rritet numri i viktimave dhe të infekuarve nga koronavirusi në vend

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

Nga: Genc Pollo “Fremdschämen” është një fjalë gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur...