Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Javën e ardhshme takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Javën e ardhshme takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Javën e ardhshme (10.12.) rifillon dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel të ekspertëve, ndonëse nuk flitet se kur mund të ketë takime të tjera të nivelit të lartë politik, mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serbi, Aleksandër Vuçiq. Takimin në nivel të ekspertëve javën që vjen e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “Mund të konfirmoj se ekziston mundësia që të kemi takimin në nivelin e krye-negociatorëve në Bruksel, të mërkurën e ardhshme. Ne gjithmonë e bëjmë të ditur agjendën afër datës së takimit”, tha zëdhënësi Peter Stano, i cili nuk bëri të ditur temat, për të cilat do të flitet. Në takimin e fundit në nivel të ekspertëve, palët diskutuan për çështjet financiare dhe pronësore, por nuk u arrit pajtimi që të flilet për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në Kosovë, shtyrjen e dialogut me Serbinë për një fazë të mëvonshme e kërkuan ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe partneri i koalicionit qeverisës AAK, e Ramush Haradinajt. Kjo kërkesë u bë pas ngritjes së aktakuzave për krime lufte kundër presidentit Thaҫi dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

USA will Sonderwirtschaftszone für Serbien und KosovoHoti: Jo shtyrje e dialogut

Vetë kryeministri Avdullah Hoti nuk e sheh të nevojshme shtyrjen e dialogut dhe hedh poshtë zërat se Kosova në dialog po i bën favore vetëm Serbisë. “Ne dialogun në Bruksel e filluam në korrik me një qartësi besoj të plotë, në Samitin e Parisit të organizuar nga Presidenti i Francës Macron dhe kancelarja gjermane Merkel. Dhe aty në atë Samit me insistimin tonë ne vendosëm dy çështje në tavolinë dhe kërkuam dakordim. Dhe ka dakordësi për atë që është e para që marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe dialogu duhet të jetë i kufizuar në kohë. Dhe kjo kohë është çështje muajsh. Procesi i dialogut dhe ndryshimet që ndodhën në zonat e specializuara, janë çështje të ndara, sepse ne nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë. Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më parë me njohje reciproke”, thotë kryeministri Hoti.

Strategjia e BE: SHBA dhe BE të bashkëveprojnë për Ballkanin Perëndimor

Në mesin e javës që shkoi Komisioni Evropian, miratoi një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë agjendë strategjike, Komisioni Evropian përmend nevojën që BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veҫantë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partreritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Sonderbeauftragter für d. Kosovo Serbien Dialog Miroslav Lajcak

Për përfshirjen amerikane në dialogun Kosovë-Serbi flet edhe kryeministri i Kosovës, i cili marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në prani të presidentit Trump, vazhdon ta cilësojë një marëveshje të mirë, ku u firmos një listë me zotime. “Kërkesa dhe dëshira jonë mbetet që të nënshkruajmë sa më parë një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke me Serbinë dhe këtë mënyrë të lëvizim së bashku drejt integrimit në BE. Ajo që na u ofrua në Uashington është që të vijojmë me një listë zotimesh për të dy vendet”, thotë kryeministri Hoti.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 nën ndermjetësimin e Bashkimit Evropian, e ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Më 4 shtator të këtij viti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik, ndërsa që nga ajo kohë, nuk u takua më niveli i lartë politik Kosovë-Serbi.

Gjatë javës që po lemë pas, i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”. “Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha Lajqak para anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, duke potencuar se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”. /DW

Tags: dialogkosoveserbi

TË LIDHURA

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’
Bota

‘Makth’ në muzeun italian, vizitori prish pikturën për një ‘selfie’

09:57 | 24/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali
Rajoni

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025
Next Post
Përdhunoi të renë në Lushnje/ Ja çfarë rrëfen 35-vjeçari

Përdhunoi të renë në Lushnje/ Ja çfarë rrëfen 35-vjeçari

Hakerat ‘sulmojnë’ prodhuesit e vaksinave. Spiunazhi prek 7 shtete prodhuese

Hakerat ‘sulmojnë’ prodhuesit e vaksinave. Spiunazhi prek 7 shtete prodhuese

Nuk ndiqen në rrjetet sociale. Një tjetër ndarje për Seldin?

Nuk ndiqen në rrjetet sociale. Një tjetër ndarje për Seldin?

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
Analizë

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

by mirseda
09:00 | 27/06/2025
0

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të...

SHBA-ja dhe Irani s’kanë caktuar bisedime bërthamore, por janë në kontakt

SHBA-ja dhe Irani s’kanë caktuar bisedime bërthamore, por janë në kontakt

08:55 | 27/06/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

08:51 | 27/06/2025
Mertz: Gjermania duhet të jetë forca lëvizëse e BE-së, marrëveshje me SHBA

Mertz: Gjermania duhet të jetë forca lëvizëse e BE-së, marrëveshje me SHBA

08:49 | 27/06/2025
“E bëtë sikur është bërë nami”, Peleshi: Kemi një verë të nxehtë para, do kemi shumë zjarre

Në betejë me flakë banorë, zjarrfikës, administrata dhe policia! Shuhet zjarri në Ksamil

08:45 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com