E mërkurë, 20 Janar, 2021
11 C
Tirana

Përdhunoi të renë në Lushnje/ Ja çfarë rrëfen 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka abuzuar me një 26-vjeçare në Lushnje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V.F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare. Të dy e kishin lënë të konsumonin një kafe, por gjatë bisedës 35-vjeçari i ka propozuar të rrinin më gjatë bashkë.

E reja ka pranuar të qëndrojë me të, por kur ai i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, ajo ka kundërshtuar. 35-vjeçari ka përdorur forcën, duke abuzuar seksualisht me të. Ky veprim ka detyruar 26-vjeçaren t’i drejtohet Policisë së Lushnjës.

Në lidhje me këtë ngjarje, grupi hetimor ka marrë edhe dëshminë e 26-vjeçares, e cila ka treguar se si ka abuzuar 35-vjeçari teksa kishin dalë për takim. Nga ana tjetër, gjatë marrjes në pyetje 35-vjeçari mësohet të jetë shprehur se nuk ka vepruar pa dëshirën e vajzës. Sipas tij, ajo është duke gënjyer për këtë rast, pasi gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...