E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

Hakerat ‘sulmojnë’ prodhuesit e vaksinave. Spiunazhi prek 7 shtete prodhuese

Krijimi i një vaksine është një procedurë e gjatë dhe e vështirë, por spiunazhi është i shpejtë dhe i lirë, prandaj nuk është për t’u habitur që numri i raporteve për sulmet kibernetike ndaj zhvilluesve të vaksinave po rritet.

Një nga rastet e qarta të sulmeve kibernetike është kur studiuesit me prodhuesin e vaksinave AstraZeneca, morën email të rremë me oferta për punë në fund të nëntorit.

Hakerat tentuan të fitonin qasje në bazën e të dhënave kërkimore, për provat e vaksinës COVID. Agjencia e lajmeve Reuters u tregua e shpejtë për të raportuar se metodat e përdorura nxorën autore Korenë e Veriut.

Vaksinat SARS-CoV2 janë bërë “Kupa e Shenjtë” e industrisë farmaceutike në këtë periudhë. Numri i burimeve të investuara në zhvillimin e tyre është i pakonkurrueshëm në histori. Ekonomitë e vendeve në botë varen nga disponueshmëria e një vaksine, për të arritur  kontrollin e pandemisë. Kjo u ilustrua më së miri nga reagimi euforik në tregjet e aksioneve, me daljen e lajmeve mbi përparimin e vaksinës BioNTech-Pfizer.

Ekspertët paralajmërojnë se është një metodë e shpejtë për të përfituar nga puna që kanë bërë të tjerët. Spiunazhi industrial është sulm kibernetik.

Arne Schönbohm, president i Agjencisë Gjermane të Sigurisë së Informacionit, BSI, ka paralajmëruar kërcënime ndaj kompanive farmaceutike gjermane dhe studiuesve të vaksinave.

“Ekziston një rrezik i lartë i sulmeve të shënjestruara kundër institucioneve tona kërkimore” tha Schönbohm Deutsche Welle.

Nuk ka pasur një sulm të suksesshëm kohët e fundit ndaj një kompanie farmaceutike gjermane. Por, sulmi ndaj AstraZeneca tregon se sa i lartë është rreziku.

Në mes të nëntorit, një menaxher i rangut të lartë të Microsoft postoi në një blog të brendshëm raporte të sulmeve kibernetike në shtatë zhvillues të vaksinave në Kanada, Francë, Indi, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshohej se pas sulmeve, fshiheshin hakerat në Rusi dhe Korenë e Veriut dhe thuhej se ishin të lidhur me qeveritë e tyre përkatëse.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

Në tetor, kompania amerikane e sigurisë kibernetike, CrowdStrike, publikoi informacion mbi sulmin ndaj laboratorëve japonezë – duke drejtuar gishtin drejt Kinës.

Dhe përsëri në korrik, shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, botuan një deklaratë të përbashkët duke fajësuar hakerat rusë për sulmet ndaj krijuesve të vaksinave COVID-19.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike Britanike, NCSC, zbuloi se grupi kishte vepruar nën etiketën APT 29 (kërcënim i përparuar i vazhdueshëm), i njohur gjithashtu si “Ari i Qetë”. Grupi ishte “pothuajse me siguri” i lidhur me inteligjencën ruse dhe synonte të vidhte informacionin dhe pronën intelektuale.

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, tha se ai ishte “absolutisht i sigurtë” në akuzat nga Britania e Madhe dhe aleatët e saj, se Rusia shënjestroi laboratorët që kryejnë kërkime për koronavirusin, duke e quajtur sjelljen “të egër dhe të dënueshme”.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus

“Është plotësisht e papranueshme që Shërbimet e Inteligjencës Ruse po synojnë ata që punojnë për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Ndërsa të tjerët ndjekin interesat e tyre egoiste me sjellje të pamatur, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj po vazhdojnë me punën e vështirë për të gjetur një vaksinë dhe për të garantuar mbrojtje të shëndetit global “ tha Raab.

Megjithatë, Rusia ka hedhur poshtë akuzat. Mikko Hypponen, një ekspert finlandez i sigurisë kibernetike, është shprehur se nuk është për t’u habitur që shërbimet sekrete të jenë ato që qëndrojnë pas spiunazhit industrial.

“Misioni i tyre është të mbrojnë kombin e tyre nga sulmet. Pra, në këtë kuptim, nuk është për t’u habitur që ne po shohim agjenci të shërbimit të inteligjencës së shteteve që po përpiqen të fitojnë avantazh, i cili do t’i ndihmonte ata të mbronin kombin e tyre nga pandemia” u shpreh Hypponen për Deutsche Welle. /SCAN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...