Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Janë 3 kategori”/ Rama sqaron kush përfiton pagën e luftës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Janë 3 kategori”/ Rama sqaron kush përfiton pagën e luftës

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot cilat do të jenë tre kategoritë kryesore që do të përfitojnë pagat e luftës, në këto kohë të vështira.

Përmes një komunikimi live me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se këtë pagë do e përfitojnë personat me ndihmë ekonomike, të papunët që marrin pagesë papunësie dhe bizneset e vogla që kanë ulur qepenat për shkak të masave kufizuese.

Kreu i qeverisë deklaroi se “731 milionë lekë të reja” është shuma e deklaruar në regjistrin e pagave nga biznesi i vogël.

“Dëgjoni me vëmendje në regjistrimin e deklarimeve mujore shpesh paga e vetme e deklaruar nga një biznes është e kryefamiljarit që deklarohet në kufijtë e pagës minimale.

Rruga më e shkurtër do ishte të thoshim OK, po i japim pagën minimale të deklaruar nga ai vet e jemi në rregull me aritmetikën e regjistrin, pra 710 mln pagat e deklaruar nga biznesi i vogël, aq po shpërndajmë edhe ne.

Por ka një shprehje populli kur thotë i takon me ligj e zakon. E dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara ku shembulli tipik i kryefamiljarit deklaron bashkëshorten pa pagë.

Do shkojmë përtej këtij numri që të gjitha qelizave familjare të këtij vendi që nuk po funksionojnë normalisht të mos u mungojë ajo që kanë në kohë paqe, por ajo që ne mund të bëjmë për ta në këtë kohë lufte, ne do ja japim edhe gruas së atij kryefamiljarit pagën e luftës, në këtë mënyrë çdo i regjistruar me pagë, pa pagë si i vetëpunësuar në biznes të vogël, do marrë pagë lufte e shuma 710 mln e pagave nga ata që e kanë mbyllur biznesin do bëhet 57 miliardë lekë të reja, dyfish i shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe. Këta janë plot 60 440 persona që s’do i lëmë vetëm.

Po kështu shuma që shteti në kohë paqe paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është 340 milionë lekë të reja në muaj.

Po të paguajmë po kaq, e dimë që në ato familje në nevojë, në paqe dikush del e punon në të zezë tek tuk për një shishe qumësht më shumë.

Ndaj që të jemi në rregull do shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike, dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe, pra ndihma ekonomike gjatë luftës për 70 mijë familje që janë në regjistër e ndihmës shtetërore do dyfishohet”.

Kemi në regjistrin e ndihmës shtetërore edhe të papunët që marrin pagesë papunësie. Dyfish do e bëjmë edhe pagesën e papunësisë se nuk është koha për të parë si llogaritar strikt ligjin por për të zbatuar edhe zakonin si shqiptar”, tha Rama.

Tags: edi ramakoronaviruspagat e luftes

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Negociatat/Ruçi: Shqipëria hodhi një hap të rëndësishëm

Negociatat/Ruçi: Shqipëria hodhi një hap të rëndësishëm

Kë ka takuar shefi i Urgjencës Kombëtare? Sa në rrezik janë ministrja e gazetarët

Kë ka takuar shefi i Urgjencës Kombëtare? Sa në rrezik janë ministrja e gazetarët

Gjermania do të presë pacientët italianë me COVID-19

Gjermania do të presë pacientët italianë me COVID-19







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com