Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Janar 2020/Popullsia pakësohet me 16 mijë persona nga emigracioni i lartë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Janar 2020/Popullsia pakësohet me 16 mijë persona nga emigracioni i lartë

Për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë popullsia e Shqipërisë u pakësua vitin e kaluar me 16 mijë e 472 persona me një rënie 0.6% edhe pse shtesa natyrore e vijon të jetë ende në territor negativ.

Rënia, emigracioni faktor madhor

Emigracioni shihet të ketë një faktor madhor për rënien e popullsisë, raporton INSTAT. Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2020 rezulton 2.845.955 banorë duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janar 2019. Gjatë vitit 2019, shtesa natyrore e popullsisë është 6.624 banorë, duke pësuar një rënie prej 7,1 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -23.082 banorë

Mosha mesatare rritet me 5 muaj, arrion në 37,2 vjeç

Në 1 janar 2020 mosha mediane e popullsisë rezulton 37,2 vjeç nga 36,7 që ishte në 1 janar 2019. Në 1 janar 2020 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) ka shënuar rënie në krahasim me 1 janar 2019, nga 25,1 % në 24,6 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) ka pësuar rritje, nga 20,5 % në 21,6 % gjatë të njëjtës periudhë.

Pakësohen meshkujt

Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar rënie në 1 janar 2020, në krahasim me 1 janar 2019, nga 99,8 në 99,7 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor në lindje ka pësuar rritje, duke shënuar vlerën 109,0 në vitin 2019 nga 108,0 që ishte në vitin 2018.

Lindjet rënie me 1.3%, vdekjet rriten me 0,6%

Gjatë vitit 2019, lindën 28.561 foshnja, duke pësuar një rënie prej 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në 2019 është 21.937 persona, duke pasur një rritje prej 0,6 %, krahasuar me një vit më parë.

2019, kanë emigruar 43,835 persona

Në vitin 2019, numri i emigrantëve është 43.835 persona, duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i imigrantëve në 2019 është 20.753 persona, duke pësuar një rënie prej 12,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Tre qytetet me të populluara

Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej. Në 1 Janar 2020, Tirana zë rreth 31,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, duke u ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri me nga 10,2 % secili. Sa i përket qarqeve të tjerë, pesë prej tyre zënë 2 % deri 5 % të popullsisë gjithsej.

Popullsia me rritje vetëm në Tiranë dhe Durrës

Në 1 Janar 2020, popullsia u rrit vetëm në dy qarqe të vendit Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2020 treguan se vetëm dy qarqe të vendit shënuan rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetë qarqet e tjera shënuan rënie të popullsisë. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+1,2 %), pasuar nga Durrësi (+0,2 %). Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (-3,3 %), Dibër (-2,6 %) dhe Berat (-2,5 %). Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (32,6 %), ndërsa qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë është Gjirokastra (23,8 %)./Monitor

Tags: emigracionpakesohetpopullsiashqiperi

TË LIDHURA

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

14:04 | 05/01/2026
Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
Aktualitet

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Next Post
Një “hile” për të pasur internet më të shpejtë në shtëpi

Një “hile” për të pasur internet më të shpejtë në shtëpi

Meta ktheu ligjin e pronave/Balla: Janë mbi 200 mijë familje që po e presin

Meta ktheu ligjin e pronave/Balla: Janë mbi 200 mijë familje që po e presin

Soreca tregon se çfarë përfiton Shqipëria nga çelja e negociatave

Soreca tregon se çfarë përfiton Shqipëria nga çelja e negociatave







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..
Politikë

Gjykata lë Ilir Metën në burg, Cakrani: Kreu i PL nuk ka pasuri për garancinë! Kam ofruar të lë ..

by mirseda
14:04 | 05/01/2026
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka folur për mediat jashtë ambienteve të GJKKO, pasi gjykata rrëzoi...

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve

14:00 | 05/01/2026
I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

12:26 | 05/01/2026
Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com