E mërkurë, 1 Prill, 2020
7 C
Tirana

Meta ktheu ligjin e pronave/Balla: Janë mbi 200 mijë familje që po e presin

Lexo edhe ...

Po i rikthehej normalitetit, Hong Kongu sërish në karantinë nga koronavirusi

Atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë, Hong Kongu është futur sërish në karantinë. Qendra për Mbrojtje të Shëndetit (PK) ka publikuar shifrat e...

Kina i dhuron Shqipërisë teste për COVID-19

Kina ka ndihmuar Shqipërinë me teste për COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik ka shprehur falenderimet ndaj Ambasadës Kineze në Tiranë, lidhur me mbështetjen që...

Basha: Jemi në krizë kombëtare, qeveria të bëjë të paktën sa Kosova

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përgjatë një video-konference me gazetarët, theksoi se në përballjen me koronavirusin, qeveria shqiptare të bëjë të paktën sa Kosova. “Ne...

Harrojeni diellin, nesër pritet dëborë

Sot deri në orët e para të pasdites (e mërkurë, dt. 01) priten reshje mesatare në qarqet Dibër, Korçë, Gjirokastër dhe lokalisht mesatare në...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të presidentit Meta, për të kthyer në Kuvend ligjin për pronat.

Në një intervistë për News24, Balla tha se është habitur nga ky vendim, pasi ligji në fjalë sipas tij është në përputhje me rekomandimet e KE dhe Komisionit të Venecias.

Balla deklaroi se megjithatë do ta lexojë me vëmendje dekretin e Presidentit, teksa thekson se ky ligj ka rëndësi të madhe për ekonominë e vendit.

“Janë mbi 200 mijë familje që mezi presin që po e punojnë mbi 30 vite ta kenë me tapi”, tha Balla.

Sipas tij, Meta nuk i ka marrë në konsideratë opinionet e KE, ndërsa shton se ky është një ndër ligjet që ky institucion ka vlerësuar maksimalisht.

“Pikë së pari do thoja të sqaroja se ky ligj që ju citoni, të them të drejtën jam i habitur se kam besuar që Presidenti të paktën në rastin në fjalë në një ligj që është i konsultuar me KE, me Venecian. Kemi adresuar të gjitha rekomandimet e tyre. Ky ligj kishte pritur mbi 1 vit derisa KE dhe Venecia na dhanë opinionet e vlefshme që u transpozuan në amendamente që ligji të dakordësohej nga partnerët.

Më vjen keq që Presidenti nuk i ka lexuar opinionet e KE dhe Venecias por ne do ta shqyrtojmë me vëmendje dekretin dhe nuk do të humbim kohë për të ecur përpara me një ligj që ka një rëndësi të madhe për ekonominë e vendit. Janë mbi 200 mijë familje që mezi presin që po e punojnë mbi 30 vite ta kenë me tapi.

Ky është një ligj që rregullon procesin apo është e fundit e procesit të legalizimit. Çdo familje që ka një banesë apo shtëpi ta legalizojë. Është një garanci për investitorët e huaj. Çdo ditë e humbur është ditë e çuar dëm. Çdo investitor i huaj po presin miratimin e këtij ligji për garanci, pra për certifikatën e garancisë së pronësisë.

Presidenti nuk ka marrë në konsideratë opinionet. Kjo është një ndër ato ligjet që KE e ka vlerësuar maksimalisht. Edhe ligji për pronësinë mbi tokën është ligj shumë i rëndësishëm që ka luajtur rol edhe tek çelja e negociatave”, tha Balla.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Po i rikthehej normalitetit, Hong Kongu sërish në karantinë nga koronavirusi

Atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë, Hong Kongu është futur sërish në karantinë. Qendra për Mbrojtje të Shëndetit (PK) ka publikuar shifrat e...

Kina i dhuron Shqipërisë teste për COVID-19

Kina ka ndihmuar Shqipërinë me teste për COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik ka shprehur falenderimet ndaj Ambasadës Kineze në Tiranë, lidhur me mbështetjen që...

Basha: Jemi në krizë kombëtare, qeveria të bëjë të paktën sa Kosova

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përgjatë një video-konference me gazetarët, theksoi se në përballjen me koronavirusin, qeveria shqiptare të bëjë të paktën sa Kosova. “Ne...

Harrojeni diellin, nesër pritet dëborë

Sot deri në orët e para të pasdites (e mërkurë, dt. 01) priten reshje mesatare në qarqet Dibër, Korçë, Gjirokastër dhe lokalisht mesatare në...

Ermal Fejzullahu: “Do të bëhet mirë për gjithë njerëzimin”

Këngëtari i dashur për publikun , Ermal Fejzullahu ka publikuar se fundmi një foto ne Instagram ku shfaqet i qeshur duke shijuar dëborën...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT