E martë, 14 Korrik, 2020
16 C
Tirana

Soreca tregon se çfarë përfiton Shqipëria nga çelja e negociatave

Më të lexuarat

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar vendimin e ministrave të jashtëm për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, Soreca ka sqaruar se çfarë përfiton vendi ynë nga ky vendim.

Ai u shpreh se Shqipëria do të jetë pjesë e tregut të BE, programeve të përbashkëta me vendet e BE si dhe pjesë e fondit të solidaritetit kur të preket nga fatkeqësi natyrore

“Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë pjesë e programeve ku janë dhe vendet anëtare pa qenë ende një vend anëtar. Do të jetë pjesë e tregut të Bashkimit Evropian.

Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi të jenë pjesë e programeve për arsimin transportin, bujqësinë apo larg qoftë edhe të ndihmës prej fatkeqësive natyrore.

Fondi i BE për solidaritetin që i ka ardhur në ndihmë shteteve anëtare rreth 80 herë.

Ditët e fundit shumë shqiptarë më kanë thënë se na jep një shembull të këtij stadi të ri. Meqenëse unë kam udhëtuar shumë kam dhënë atë të kilometrave të shumtë në udhëtim. Nëse udhëton shumë merr eksperienca. Nëse ke udhëtuar shumë bëhesh udhëtar i nivelit të dytë dhe më pas mund të bëhesh ‘on top’. Shqipërisë ju dha niveli i dytë i udhëtarit. Aq më shpejt do të mundet”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...