E premte, 23 Tetor, 2020
22 C
Tirana

Ja si maskat mund të krijojnë “imunitetin e tufës” ndaj Covid-19

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/Epidemiologu jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një lidhje ‘Skype’ në ‘Wake Up’ në Top Channel, sqaroi udhëzimin më të fundit nga ekspertët e shëndetit, i cili...

Bota po e vazhdon garën e saj për të gjetur një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër koronavirusit të ri. Ka nga ato vende, si për shembull Kina, që po i djegin etapat duke vaksinuar mijëra njerëz me vaksina, që nuk kanë përfunduar ende fazën e testeve klinike.

Apo si vende si Rusia, që e kanë aprovuar zyrtarisht një vaksinë, por nuk e kanë shpërndarë ende atë. Presidenti amerikan Donald Trump, po e nxit komunitetin shkencor që të shpejtojë punën, në mënyrë që të ketë në dispozicion një vaksinë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nga ana tjetër, ka nga ata që propozojnë alternativa, të cilat në pamje të parë do të dukeshin paksa provokuese: përdorimin e maskave si një lloj vaksine. Ato që e propozojnë një ide të tillë janë studiuesit Monika Gandi dhe Xhorxh Radhërford i Universitetit të Kalifornisë në San Francisko.

Në një studim të botuar së fundmi në “New England Journal of Medicine”, ata argumentojnë se përveç kufizimit të përhapjes së koronavirusit, maskat e fytyrës mund të lejojnë një sasi shumë të vogël grimcash virale të hyjnë në traktin respirator të përdoruesit, duke ndihmuar kështu në imunizimin e disa prej nesh kundër Sars-Cov-2 .

Teoria e përshkruar, por ende e paprovuar, është që të ekspozohet qëllimisht një individ ndaj një patogjeni, për të gjeneruar më pas një përgjigje imune mbrojtëse. Ajo bazohet në veçanti, në konceptin e variolacionit, një metodë e vjetër mbrojtjeje nga sëmundja e lisë, e cila konsiston tek injektimi tek një person i sëmurë i materialit të marrë nga plagët e shkaktuara nga lija tek pacientët me një simptoma joserioze.

Pas përhapjes së vaksinimit, kjo praktikë padyshim që nisi të mos përdorej më, pasi ndryshe nga një vaksinë ajo është shumë më e rrezikshme: në fakt disa njerëz të trajtuar me këtë metodë, përveç zhvillimit të një forme të rëndë të sëmundjes së lisë, mund të jenë një burim i ri dhe i mundshëm i transmetimit.

Për koronavirusin e ri, është e qartë se maskat nuk mund të zëvendësojnë një vaksinë efektive dhe të sigurt. Por mund të shtrohet një argument i ngjashëm me atë të lisë. Për shembull disa studime, kanë treguar se ekspozimi i kafshëve ndaj dozave të vogla të koronavirusit, gjeneron forma të lehta të Covid-19.

Ndërkohë studime të tjera, kanë treguar se përdorimi i maskës në vende të mbipopulluara me njerëz (si tragetet apo kroçerat), favorizon zhvillimin e shpërthimeve epiodemike kryesisht asimptomatike.

Lexo edhe :   Infektohet me koronavirus moderatori i njohur shqiptar

Gjithsesi, janë të dhënat ato që nuk tregojnë ende se sa infeksione të lehta apo simptomatike, dhe që mund të nënkuptojnë gjithashtu zhvillimin e imunitetit kundër virusit. Maskat, thonë studiuesit, zvogëlojnë mundësinë që përdoruesi të sëmuret.

Lexo edhe :   Vala e dytë e COVID-19, Franca zgjeron shtrirjen e shtetrrethimit

Edhe nëse një sasi e vogël e grimcave virale kalon nëpër to dhe përfundon në rrugët e frymëmarrjes, kjo mund ta nxisë trupin të prodhojë qeliza imune që mund të kujtojnë virusin dhe ta luftojnë sërish atë.

“Ju mund ta keni koronavirusin por të jeni asimptomatik, prandaj mbajtja e maskës ​​mund të rritë numrin e rasteve asimptomatike. Ndoshta, kjo mund të bëhet një mënyrë për të injektuar në mënyrë të sigurt virusin në popullatë”, shpjegon autorja e studimit në fjalë Monika Gandi, duke theksuar se kjo absolutisht nuk do të thotë që njerëzit duhet t’i mbajnë maskat për ta marrë qëllimisht virusin.

Sidoqoftë, kjo është një teori që do të jetë e vështirë të provohet, pasi bazohet në dy supozime, pra që doza më të vogla të virusit mund të shkaktojnë simptoma më pak të rënda, dhe se infeksionet e lehta ose simptomatike, mund të gjenerojnë një mbrojtje afatgjatë ndaj sulmeve të mëvonshme nga Covid-19.

Të dyja llojet e të dhënave nuk janë të lehta për t’u gjetur, dhe tani për tani janë shumë të pakta në dispozicion. Por jo vetëm kaq. Shumë ekspertë, kanë shfaqur dyshime dhe skepticizëm në lidhje me rolin e maskave si një lloj vaksine, duke nënvizuar gjithashtu pasojat e mundshme negative të një interpretimi të gabuar.

Në fakt, nëse kuptohet në mënyrë të gabuar, kjo teori mund të vendosë në një rrezik më të madh mbajtësin e maskës, duke ofruar një ndjenjë false të sigurisë, ose anasjelltas, duke i nxitur ata të besojnë se maskat janë krejtësisht të padobishme në parandalimin e infeksionit.

“Duket si një kërcim në errësirë”, tha për gazetën “The New York Times” epidemiologia Saskia Popesku. “Ne nuk kemi të dhëna që e mbështetin një teori të tillë. Njerëzit duhet të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha strategjitë e tjera parandaluese ndaj Covid-19”, theksoi ajo.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/09/29/mascherine-vaccino-ipotesi/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritje rastesh me korona*irus në Itali, 91 viktima në 24 orët e fundit

Në Itali, janë rritur sërish rastet me Covid-19 në 24 orët e fundit. Brenda një dite, janë regjistruar 19.143 të infektuar, ndërsa janë shënuar 91...

“Deti” në Hagë, Abazi: Rama para një tentative për tradhëti kombëtare

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për çështjen e detit. Bojken Abazi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, thotë në lidhje...

Meta, propozim ekstrem: Kush prek votën, t’i pritet dora si në Mesjetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i bindur se pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re. Në një prononcim për...

Rast i veçantë: Mbrojtësi i Interit, negativ dy ditë pasi u infektua me Covid

Mbrojtësi, Achraf Hakimi kthehet negativ vetëm dy ditë pasi rezultoi pozitiv në prag të ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach. Një rast sa i çuditshëm, aq edhe...

Nuk kaloi vetingun, KPA rikthen në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit në Shkodër

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër. Komisioni i...