E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Covid-i përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës”, mjeku: Ministra janë, gafa bëjnë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka çuditur qytetarët e madje rrjeti ka shpërthyer në meme, pasi ka dhënë një argument paradoksal se përse nuk lejohet muzika në kafene. Klosi tha se valët përhapin virusin, një argument i ri ky që nuk ishte dëgjuar më parë, por që ministri e tha me siguri, sipas së cilit është e vërtetuar shkencërisht.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të Turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje i duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër, pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin.

Në distancat që jemi ne të dy, mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pija alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri-tjetrit, lëshohen më shumë“, tha Klosi.

Epidemiologu Erion Dasho, ka bërë një shkrim të cilën e ka përcjellë në facebook, duke thënë me ironi se ministra janë dhe gafa bëjnë. Sipas tij, deklarata e tij nuk është aspak profesionale. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, thotë me tej se sa i takon ministrit që ngatërron tekstin me muzikën, kjo mund të kalohet edhe me një të qeshur.

Statusi

MINISTRA JANË, GAFA BËJNË

E hapi lojën Z. Klosi kur deklaroi se COVID përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës” duke hyrë në një fushë ku nuk e lidh as profesioni dhe as objekti i ministrisë që drejton. Sikur të mos mjaftonte gafa e parë shprehjes së habisë nga ana e moderatorit, ju përgjigj me fjalë dhe gjeste siguruese duke e garantuar se ato që thoshte ishin e vërteta e kulluar e cila nuk duhet vënë në dyshim.

Lexo edhe :   Shqipëria, përkeqësim të përgjigjes ndaj emergjencave shëndetësore

Më vonë ministrja e financave ju rikthye një teme tashmë të konsumuar nga kolegia e vet e shëndetësisë, rolit që ka testimi në kontrollin e COVID. Edhe ministrja e financave në një fushë ku nuk ka as kompetencë dhe as tagër të përfshihet si përfaqësuese e qeverisë deklaroi sërish se testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID. Në ndryshim nga kolegu i turizmit, ministrja e financave deklaroi burimin e këshillës që ishte komiteti i ekspertëve.

Lexo edhe :   Shqipëria, përkeqësim të përgjigjes ndaj emergjencave shëndetësore

Deklaratat e dy ministrave janë jo-profesionale dhe ngatërrojnë më tej publikun i cili është lënë në mëshirë të sëmundjes nga qeveria ku ata bëjnë pjesë.

Dy ministrat do të bënin mirë sikur të fokusoheshin në fushat e tyre që janë dy sektorët më të dëmtuar nga pandemia dhe të lënë specialistët e shëndetësisë dhe shëndetit publik të sqarojnë publikun.

Testimi është fillesa e trinomit testo-gjurmo-trajto!

Këtë trinom janë duke e zbatuar të gjithë vendet e përgjegjshme dhe nuk ka ngelur ta vendosë në diskutim komiteti i të paaftëve shqiptarë që paska nisur të rijapë këshilla pasi kaloi verën në ilegalitet!

Për sa i takon ministrit që ngatërron tekstin me muzikën, kjo mund të kalohet edhe me një të qeshur…

MINISTRA JANË, GAFA BËJNËE hapi lojën Z. Klosi kur deklaroi se COVID përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës” duke hyrë…

Publiée par Erion Dasho sur Mercredi 30 septembre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...