Ish-presidenti Bujar Nishani, ka dalë me një reagim të fortë pas raportit të fundit të BERZH, ku theksohet se borxhi publik i Shqipërisë në vitin 2020 arriti në 80%. Nishani e cilëson si një skandal madhor, një krim të rëndë financiar që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Ai sqaron më tej se prej vitesh, opozita shqiptare denoncon këtë krim, dhe kërkon ndaljen e tij. Nishani pohon se çdo krim është i papranueshëm, i rëndë dhe i dënueshëm. Por ky krim financiar është një superkrim, që nuk do mundet të shkojë pa u ndëshkuar.
Sipas raportit të fundit të BERZH, nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënin më të madhe ekonomike si rrjedhojë e goditjes së Covid-19. Serbia pritet që ta vuajë më pak krizën, me një tkurrje prej -3.5%. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja do të shohin një rënie prej -5%.
Statusi
BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), një prej institucioneve financiare më prestigjoze në botë, deklaron sot se borxhi publik i Shqipërisë në vitin 2020 arriti në 80% !
Skandal madhor, krim i rëndë !
Opozita shqiptare prej vitesh denoncon këtë krim dhe kërkon ndaljen e tij.
Qeverisja rilindse e xhahilëve injorantë dhe hajdutërisë së grykësisë e mohonte dhe e fshihte këtë krim !
Ky skandal dhe krim i rëndë ekonomik e financiar i zhyt shqiptarët në një varfëri edhe më të madhe edhe për vite të tjera.
Zoti ju ka falur shqiptarëve burime jetese bujarisht, por injoranca e xhahilëve dhe makutëria e hajnisë që kanë marrë peng shtetin e pushtetin nuk i lë të ngrenë kokën, të shijojnë jetën e të ndihen njerëzor !
Çdo krim është i papranueshëm, i rëndë dhe i dënueshëm, por ky krim financiar është një superkrim që nuk do mundet të shkojë pa u ndëshkuar.
(Ah po, se për pak i nënvleftësuam; oligarkët sharlatanë janë të kënaqur, ata marrin miliarada, natyrisht)
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3270718356310911&id=288438424538934