E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Ja sa minuta stërvitje në ditë, ju duhet për të kompensuar të qëndruarit ulur

Ne e dimë që të kaluarit orë pas ore ulur gjatë ditës, nuk është një gjë mirë për ne në aspektin e shëndetit. Por sa stërvitje fizike nevojitet për të kompensuar ndikimin negativ të shëndetit, nga një ditë e kaluar në tryezë? Një studim i ri sugjeron që rreth 30-40 minuta aktivitet fizik në ditë, është i mjaftueshëm në këtë funksion.

Deri në 40 minuta “aktivitet fizik me intensitet të moderuar deri në të fortë” çdo ditë, është sasia e duhur për të ekuilibruar 10 orë qëndrim ulur, thotë një studim, megjithëse çdo sasi stërvitje, apo edhe thjesht qëndrimi në këmbë ndihmon në një farë mase.

Kjo bazohet në një meta-analizë të 9 studimeve të mëparshme, që përfshinin një total prej 44.370 njerëz në 4 vende të ndryshme, që mbanin veshur një pajisje që gjurmonte aktivitetin e tyre fizik. Analiza zbuloi se rreziku i vdekjes në mesin e atyre që kanë një mënyrë jetese sedentare rritej, ndërsa ulej koha e kaluar duke u marrë me një aktivitet fizik me intensitet mesatar deri në të fuqishëm.

“Tek individët aktivë, që bëjnë rreth 30-40 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar deri në të fuqishëm, lidhja midis kohës së gjatë të qëndruarit ulur dhe rrezikut të vdekjes, nuk ndryshon shumë nga ata që kanë një kohë më të shkurtër qëndrimi ulur”– shkruajnë studiuesit në studimin e tyre.

Pra, praktikimi i disa aktiviteteve të arsyeshme fizike – çiklizmi, ecja e shpejtë, kopshtaria – mund të ulë rrezikun e një vdekjeje të hershme. Studimi vjen bashkë me botimin e Udhëzimeve Globale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2020 mbi Aktivitetin Fizik dhe Sjelljen Sedentare, të bashkuara nga 40 shkencëtarë në 6 kontinente.

“Këto udhëzime vijnë tamam në kohën e duhur, duke qenë se jemi në mesin e një pandemie globale, e cila i ka mbyllur njerëzit brenda për periudha të gjata kohore, dhe ka inkurajuar një rritje të qëndrimit ulur”- thotë  studiuesi i aktivitetit fizik dhe shëndetit të popullsisë, Emanuel Stamatakis nga Universiteti i Sidneit në Australi.

“Njerëzit kanë ende mundësi ta mbrojnë shëndetin e tyre, dhe të kompensojnë efektet e dëmshme të pasivitetit fizik. Siç e theksojnë këto udhëzime, të gjitha aktivitetet fizike kanë ndikimin e tyre, dhe çdo sasi e tyre sado e vogël, është më e mirë sesa asnjë prej tyre”-shton ai.

Studimi i bazuar tek aplikacionet e fituesit, është gjerësisht në përputhje me udhëzimet e reja të OBSH-së, të cilat rekomandojnë 150-300 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar, ose 75-150 minuta aktivitet fizik me intensitet të fortë në çdo javë, për t’iu kundërvënë efekteve negative nga qëndrimi ulur.

Të ecësh nëpër shkallë në vend se të marrësh ashensorin, të luash me fëmijët dhe kafshët shtëpiake, të marrësh pjesë në joga apo të kërcesh, të bësh punët e shtëpisë, të ecësh dhe të bësh çiklizëm, janë që të gjitha mënyrat e rekomanduara përmes të cilave njerëzit mund të jenë më aktivë.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/getting-a-sweat-on-for-30-40-minutes-could-offset-a-day-of-sitting-down

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...