E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Një vit nga tërmeti, Rama bën bilancin e rindërtimit

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e rindërtimit në qarkun e Durrësit.

Rama shprehet se pandemia e Covid-19, krijoi një një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët.

Megjithatë, Rama informon se ndër të tjera janë ndërtuar 5 shkolla e kopshte, 50 banesa janë drejt përfundimit, si dhe kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta.

Më tej, kreu i qeverisë liston edhe punët të cilat do të nisin së shpejti përmes financimit nga buxheti i shtetit, por edhe i donatorëve të huaj, ku vlen të theksohet ndërtimi i 2 mijë apartamenteve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Postimi i Ramës në Facebook

BILANCI i 1 VITI përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24.800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale:

Në Durrës:

  • Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere
  • Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve
  • 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara
  • Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4
  • 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD
  • 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
  • Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore
  • Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit
  • Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm

Çdo ditë në vijim do të mund të gjeni këtu pasqyrën e çdo bashkie sipas radhës

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vrau kunatën dhe e hodhi në liqen, burg përjetë për autorin (Emri)

Dashamir Xhepa, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës, është dënuar me burgim të...

Ndryshime në qeveri: Eugena Tomini, zv/Ministrja e re e Shëndetësisë

Eugena Tomini është emëruar zv/ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Tomini deri më tani...

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...