E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Ja pse truri ynë ka nevojë për gjumë

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Shkencëtarët nuk e kanë zbuluar deri tani arsyen e saktë pse duhet të flemë. Ata dinë vërtet vetëm se çfarë ndodh me trurin tonë në rast se ne nuk flemë. Por një studim i ri i botuar javën e kaluar në “Current Biology”, analizon një lloj qelize unike në formë ylli, e cila është anashkaluar prej kohësh, por që tani mund të na japë disa përgjigje: astrocitet.

Astrocitet janë qeliza gliale (që fjalë për fjalë do të thotë “ngjitëse”), të cilat sigurojnë mbështetje fizike për neuronet në trurin tonë. Deri vonë, mendohej se ky ishte funksioni i tyre kryesor. Në studimin e ri nga ekspertët e Universitetit Shtetëror të Uashingtonit në SHBA, studiuesit përdorën mikroskopë të vegjël për të gjurmuar një proces të quajtur sinjalizimi i kalciumit në trurin e miut.

Si në trurin e miut ashtu edhe në atë të njeriut, astrocitet dërgojnë grimca kalciumi tek njëri-tjetri, për të komunikuar dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme për aktivitetin e neuroneve. Tek minjtë, ekipi i studiuesve zbuloi se modeli i sinjalizimit të kalciumit midis astrociteve, ndryshonte në varësi të faktit nëse minjtë ishin zgjuar apo në gjumë.

Ky zbulim në vetvete nuk ishte shumë emocionues, pasi mund të ketë dashur të thotë se astrocitet thjesht pasqyrojnë sjelljen e neuroneve që mbështesin. Gjithsesi, neuronet tregojnë modele më të forta të aktivitetit gjatë kohës që jemi zgjuar, duke na ndihmuar enkas që të reagojmë dhe mendojmë.

Por studimi i fundit, zbuloi se astrocitet silleshin në të kundërtën e asaj që mendohej. Modelet e sinjalit të kalciumit, u bënë më të përcaktuara gjatë gjumit jo-REM. Ky, thotë ekipi, është një zbulim i veçantë.

“Meqë astrocitet nuk pasqyrojnë vetëm aktivitetin neural, kjo sugjeron se ndoshta ato luajnë një rol më të drejtpërdrejtë në rregullimin e gjumit tonë, sesa kishim menduar më parë”-thotë dr.Eshli Ingiozi, neuroshkencëtare në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit dhe autore kryesore e studimit.

Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh në gjendje të studiojnë aktivitetin neural në tru përmes elektroencefalografisë (EEG), pajisje që mund të masë sinjalet elektrike që kalojnë midis neuroneve në tru. Por astrocitet, nuk janë të afta të dërgojnë sinjale elektrike, ndaj për to kjo metodë nuk funksionon.

Deri tani, studiuesit nuk kanë pasur mjete për të gjurmuar sinjalet e kalciumit në tru. Për këtë studim, ekipi përdori mjete tepër të ndjeshme të quajtura mikroskopë me dy fotone, që i dhanë atyre mundësinë të shihnin me detaje shumë të mëdha lëvizjen e kalciumit në tru si një lloj drite vezulluese.

Ky hap përpara në teknologji, mund të jetë gjithashtu një hap edhe drejt të kuptuarit se pse duhet të flemë. Një pyetje së cilës shkencëtarët janë përpjekur prej mijëra vjetësh që t’i japin përgjigje. Shumica e studimeve mbi gjumin, janë përqendruar në aktivitetin neutral pasi neuronet fuqizojnë pjesën më të madhe të aktivitetit të trurit, dhe sepse përmes EEG-së, ky  aktivitet ka qenë i matshëm.

Por mbase ne kemi studiuar deri tani qelizat e gabuara. “Me këtë studim, ne tani kemi një lloj qelizash krejtësisht të ndryshme, që nuk janë neurone, dhe që po ndryshojnë dinamikisht në të gjitha fazat e gjumit, dhe që po luajnë një rol në mënyrën e rregullimit të gjumit tonë- thotë Ingiozi.

Këto zbulime të reja mund të sigurojnë një pikë kthese për studiuesit e gjumit, në mënyrë që ata të adresojnë zakonet e çrregullta të gjumit, të cilat mund të shkaktohen nga një numër gjendjesh, përfshirë çrregullimin e spektrit të autizmit, PTSD dhe sëmundjen e Alzheimerit. Autorët e studimit në fjalë, nuk e dinë ende nëse është e mundur të krijohet një ambient ideal i kalciumit në tru për të fjetur gjumë, apo për të kontrolluar se për sa gjumë kanë realisht nevojë njerëzit.

Pavarësisht nga të gjitha pyetjet që mbeten ende pa përgjigje, mundësia që astrocitet të luajnë një rol në rregullimin e gjumit, është një zbulim emocionues që krijon bazën për një epokë krejtësisht të re të studimeve mbi gjumin.

Burimi i lajmit: https://www.popsci.com/story/science/astrocytes-sleep/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...