E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Dyqind fjalët e një nobelisteje polake për një çerekshekull të vjedhur

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Nga: Veton Surroi

Mbi Daytonin, Xhemë Mustafën, vëllezërit Bytyçi dhe të gjithë të tjerët

1.

Para 25 vjetësh isha në Tuzëll, qytet në Bosnje e Hercegovinë. Çdo natë, nga larg, do të dëgjohej ndonjë shpërthim, sa për të lajmëruar se është ende luftë. Në qendër të qytetit, disa muaj më herët, ushtria e Republikës serbe kishte hedhur predha 130 mm, duke vrarë 71 qytetarë, shumica të rinj, të të gjitha nacionaliteteve, që atë ditë pranvere kishin dalë në sheshin e kafiterive.

Përgjatë disa ditëve, duke kaluar prej Kroacisë deri në afërsi të kufirit me Serbinë dhe duke u kthyer nga e njëjta rrugë, pashë luftën siç nuk e kisha parë më herët në Kroaci dhe siç pritej ta shihja disa vjet më vonë në Kosovë; qe një lutje kolektive që nëse ka filluar të përfundonte e nëse nuk ka filluar të mos e bënte.

Një muaj më vonë do të nënshkruhet Marrëveshja e Daytonit, një lloj armëpushimi i konsideruar si Marrëveshje paqeje e vendosje e rendit kushtetues.

Fundi dhe fillimi. Fundi i luftës dhe fillimi i paqes.

Njëzet e pesë vjet më vonë armëpushimi qëndron, por Bosnja e Hercegovina nuk është një shtet funksional që garanton as paqe e as ardhmëri.

“Pas çdo lufte

dikush duhet të pastrojë.

Se gjërat nuk vinë në vend

megjithatë, vetvetiu”.

(“Fillimi dhe fundi”, Wislawa Szymborska)

2.

E mora poezinë e nobelistes polake si një zbulim dyqindfjalësh për tërë atë që rrëfejmë tërë këtë çerekshekull.

Po, u nevojit që dikush t’i “sjellë gjërat në vend”. Disa, si Sllovenia e Kroacia, arritën ta bëjnë këtë vetë. Disa, si Bosnja e Hercegovina, Kosova në konfliktin e saj me Serbinë, arritën dhe po përpiqen ta bëjnë këtë me ndihmën e të tjerëve.

“Dikush duhet të shtyjë rrënojat

manash rrugës,

që të kalojnë

qerret me kufoma.

Dikush duhet të futet

mes llucës e hirit,

sustave të minderëve,

copave të qelqit,

dhe leckave të përgjakura.

Dikush duhet të tërheqë zvarrë një tra

për ta mbështetur një mur.

Dikush duhet të lustrojë një dritare,

ta rivendosë një derë”.

Kosova kishte mbi 130 mijë shtëpi të shkatërruara pjesërisht apo plotësisht; vendi u ngrit shpejt në këmbë. Serbia kishte ura të shkatërruara nga bombardimet; sot mbi to kalojnë veturat drejt ndërtesave shumëkatëshe që po ndërtohen nga investitorët arabë.

3.

“Fotogjenike nuk është,

dhe merr vite.

Të gjitha kamerat kanë shkuar

Lexo edhe :   Lidhja socialiste e fshatit tonë dhe Veton Surroi

në një luftë tjetër.

Do të na nevojiten sërish urat,

dhe stacionet hekurudhore.

Mëngët do të leckosen

Lexo edhe :   Heqja e titullit për Veton Surroin, Astrit Patozi: Ja pse u distancua Edi Rama

nga përvjelja.

Dikush, me fshesë në duar

ende rikujton se si ishte.

Dikush tjetër dëgjon

dhe pohon me kokën e paprerë.

Por tashmë afër ka të tillë

që lëvrijnë

e që kjo u tingëllon e mërzitshme”.

Kaloi çerekshekulli në Bosnje dhe mund të kalojë çerekshekulli në Kosovë. “Të gjitha kamerat kanë shkuar në një luftë tjetër”, siç thotë poetja, por problemi është se ajo luftë që e përjetuam është ende brenda nesh, sado që dikujt i “tingëllon e mërzitshme”. Ne, shumica, jemi me atë fshesë në dorë.

4.

Xhemajl Mustafa ishte gazetar dhe njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ditën që u vra para derës së shtëpisë më 2000 ishte këshilltar i dr. Ibrahim Rugovës, babë e bashkëshort.

Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin ushtarë të UÇK-së, të Batalionit të Atlantikut, të ardhur për të luftuar në Kosovë. Pas përfundimit të luftës ndihmuan komshinjtë e tyre romë të shkonin në Serbi, pa dashje hynë në territorin serb, u dënuan me burg, u liruan nga burgu dhe të porsaliruar u zhdukën. Trupat e tyre u gjetën më 2001 në poligonin e policisë speciale në Petrovo Selo, me duar të lidhura e me plumba në kokë.

“Nga shkurret

ndonjëherë dikush zhgropon

mosmarrëveshje të ndryshkura

i çon në grumbullin e plehrave”.

Përgjatë 20 vjetëve në jetën e brendshme politike të Kosovës, vrasja e Xhemajl Mustafës është përmendur ritualisht në fushata zgjedhore dhe harruar në të.

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, qytetarë amerikanë të lindur në Chicago, ka qenë pjesë e problemeve në marrëdhëniet mes SHBA dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë u prit në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me delegacionin e Kosovës. Asnjë fjalë nuk u tha për vëllezërit Bytyqi.

5.

Ata që dinin

se çka ndodhi këtu

duhet të hapin rrugën

për ata që dinë pak.

Dhe më pak se aq.

Dhe në fund pak sa aspak.

Vrasësi apo vrasësit e Xhemajl Mustafës nuk janë gjetur pas 20 vjetësh.

Vrasësi apo vrasësit e vëllezërve Bytyqi nuk janë gjetur pas 20 vjetësh.

Gjenerali i Republikës serbe që vrau me urdhrin e tij artilerik 71 veta në Tuzëll nuk është duke mbajtur burgun.

Në barin që ka mbuluar

shkaqet dhe pasojat,

dikush duhet të jetë i shtrirë,

me fije bari në gojë

duke vështruar retë”. /KOHA

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...