Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rihapje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, nga data 28 Qershor.
“Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës, rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ky lloj testi vërteton nëse koronavirusi është aktiv në organizimin e njeriut.
Sipas ministrit Zemaj, aeroporti do të hapet “vetëm për vijat e rregullta të domosdoshme, që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë”.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,216 raste të prekura me koronavirus.
Prej tyre, 1069 persona janë shëruar, derisa 38 pacientë kanë vdekur, shkruan “Rel”.