E enjte, 9 Korrik, 2020
27 C
Tirana

“Popullariteti i Angela Merkelit do t’i lërë pas kancelarët e tjerë”

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Ju kujtohet emisioni “Kutia e fundit” në “Tv Klan”? Enkel Demi tregon pse ia mbyllën

Shumë vite më parë, qytetarët shqiptarë ishin të mbërthyer para ekranit për të ndjekur emisionin “Kutia e fundit” e gazetarit dhe moderatorit Enkel Demi. Në...

Në 75-vjetorin e CDU-së, ish-Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert vlerëson anët e forta të kancelarëve gjermanë nga radhët e kësaj partie: Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel.

CDU-ja, Bashkimi Kristjandemokrat Gjerman, mbush në 26 qershor 75 vjet nga dita e themelimit të saj.

Grupimet e para kristjandemokrate në Gjermani u krijuan vetëm pak javë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Më vonë ato u bashkuan në Bashkimin Kristjandemokrat. Objektivi që i vuri vetes partia e re qe garantimi i dinjitetit dhe i lirisë së secilit, mbi bazën e konceptit kristjan për njeriun.

Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani partitë organizoheshin kryesisht përgjatë kufijve konfesionalë ose shtresave sociale. Katolikët p.sh. kishin partinë e tyre, Partinë e Qendrës (Zentrum-Partei).

Themelimi i CDU-së ndikoi që kufijtë konfesionalë e socialë të kapërcehen. Si parti popullore tek CDU-në e konsiderojnë të tyre një shumëllojshmëri idesh.

Kjo i mundëson kësaj partie, që të reagojë me sukses ndaj sfidave të kohës, duke mbetur partia që e ka qeverisur më gjatë Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Në 75 vjetorin e CDU-së, revista e njohur “Der Spiegel” i kërkoi një vlerësim për sfidat e sotme për këtë parti dhe për Gjermaninë njërit nga figurat e shquara të kësaj partie, ish-Presidentit të Bundestagut, Norbert Lammert.

Norbert Lammert ishte për tre mandate, nga viti 2005-2017 President i Bundestagut Gjerman dhe për 37 vjet rresht deputet i Bundestagut. Sot ai i drejton Fondacionin “Konrad-Adenauer”, të afërt me CDU.

“Marrëdhëniet me SHBA të rrezikuara shumë në aspektin operacional”

Pyetjes së redaktorëve se a sheh ai të rrezikuar nga Donald Trumpi në thelb konceptin e Konrad Adenauerit, bashkëthemelues i CDU-së, për integrimin e dyfishtë në Perëndim të Gjermanisë, përmes lidhjes me Francën dhe me SHBA, Lammerti i përgjigjet se “shpreson që ky rrezikim të mos jetë në substancë”. Por ai pranon se marrëdhëniet me SHBA janë të rrezikuara “rëndë” “në aspektin e atmosferës” dhe “gjithnjë e më shumë në aspektin operacional”.

Norbert Lammerti mendon se “do të jetë e vështirë që marrëdhëniet të kthehen në status quo-në e mëparshme pas Trumpit”.

Kjo në një kohë kur “lidhja me Francën dhe me këtë brenda Evropës dhe nga ana tjetër me Uashingtonin nuk ka alternative (tjetër) serioze”.

Njëkohësisht ai kujton se “integrimi evropian është në interesin e vetë Gjermanisë” dhe se “e vetme Evropa është shumë e dobët në shkallë globale”. Lammert nuk sheh “përveç SHBA””ndonjë fuqi të madhe ndërkombëtare që i afrohet aq shumë vlerave tona”.

“Kohl – një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike”

Më pas, Norbert Lammert ndalet në tri kryetarët e CDU-së, që qëndruan për periudha afatgjata rekord në postin e kancelarit:

Konrad Adenauer, Helmut Kohl dhe Angela Merkel.

Për Helmut Kohlin, Lammert vlerëson që “Kohl-i ishte në një mënyrë të ngjashme një rast fatlum për Gjermaninë në një situatë konkrete historike, siç ishte Adenaueri pas Luftës së Dytë Botërore. Fuqia më e madhe e Kohlit ishte aftësia për të ngjallur besim te personi i tij.”

Lidhur me planin dhjetëpikësh për ribashkimin e Gjermanisë, që Helmut Kohli e prezantoi në vitin 1989, në Bundestag, Lammerti thotë se me të “ai i befasoi të gjithë”, madje edhe Presidentin e atëhershëm amerikan Georg Bush. Por megjithë këtë rrethanë, fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore nuk e flakën tej këtë plan, sepse ai që e kishte prezantuar planin “ishte Kohl-i, atij mund t’i besoje”.

Kohli, thotë Lammert, kishte fituar “një potencial të jashtëzakonshëm besimi tek vendet fqinje dhe në botë”, “përmes rolit të tij të jashtëzakonshëm, jo rrallëherë bujar në procesin e integrimit evropian”. Kjo bëri të mundur që “në qendër të Evropës” “të ekzistonte sërish një Gjermani e fortë, e bashkuar”.

“Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj”
I pyetur për vendin që zë Angela Merkel si kancelare, krahasuar me Adenauerin dhe Kohlin, Norbert Lammert thotë se secili nga ata e kishte drejtuar për gati dy dekada Gjermaninë.

Për Merkeli ai thotë se ka ende zhvillime që mund të ndodhin, prandaj “unë vetëm mund të spekuloj për këtë.” Por ai megjithatë beson se “popullariteti i saj do t’i lërë pas paraardhësit e saj”.

Këtë Lammerti e argumenton me faktin që Merkeli i ka polarizuar më pak njerëzit se paardhësit e saj të përmendur. Dhe i ka shtuar shumë vota nga drejtime të ndryshme politike CDU-së.

“Sepse Merkeli ka polarizuar më pak se të gjithë paraardhësit e saj”.

“Mendoni për krizën e refugjatëve! Ajo impresionoi njerëz që ndryshe nuk do të kishin votuar kurrë për CDU-në, përfshirë intelektualë dhe artistë.”

Suksesin e madh të Merkelit, edhe në krahasim me parardhësit, Norbert Lammert-i e lidh edhe me stilin e saj të drejtimit.

“Për shkak të mënyrës së saj pa pretendime të drejtimit të postit, të orientuar te detyra, me sa më pak mendjemadhësi që të jetë e mundur; pa interes për të pasur ndonjë përfitim, apo për ndonjë inskenim protokollar”, konkludon Norbert Lammert. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Migjeni për Moikomin

Nga: Edan Qoze Mirë se na erdhe në botën metafizike, Moikom, miku im i patakuar por i mirënjohur. Ne jemi të dy anti-dogmatik dhe sui...

“Rama tha se do shtyhen, Bashkia na solli zarfin”, Shoqata e Transportit kërkon faljen e taksave

Kryetari i Shoqatës së Transportit Kombëtar Interurban, Kujtim Mema, në një deklaratë për mediat ka kërkuar që të falen taksat e Bashkisë për këtë...

Kanë 48 orë kohë/ OFL shënjestron tre të dënuarit në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit tre të dënuarve nga Tirana, të dënuar për prostitucion dhe vjedhje me dhunë. Çlirim Marku,...

Moderatorja shqiptare e sportit ngacmon me fotot nga plazhi (FOTO)

Hygerta Sako njihet si një ndër moderatoret më të spikatura të sportit në Shqipëri. Ajo ende josh me format e saj trupore. Prezantuesja e “Rubrika...

Konflikt diplomatik postar në Shkodër, arsyeja e ndalimit të komunikimeve me jashtë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Korrik 2020 “Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen...