E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Pamje të frikshme nga Meksika/ Ja si ‘shkunden’ ndërtesat nga tërmeti i fuqishëm

Meksika u trondit sot nga një tërmet i fuqishëm, që e kishte epiqendrën në shtetin jugor të Oaxacas.

Instituti sizmologjik i Meksikës njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 7.5 ballë, ndërsa Instituti Gjeologjik i SHBA-ve deklaroi se magnituda në të vërtetë ishte 7.7 ballë.

Deri më tani raportohet vetëm për një viktimë të shënuar. Personi në fjalë humbi jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese, ndërsa një tjetër qytetar mbeti i plagosur në të njëjtat rrethana.

Si pasojë e lëkundjeve, një rafineri nafte ka marrë flakë duke lënë të plagosur një qytetar.

Administrata Kombëtare e Oqeaneve dhe Atmosferës lëshoi një alarm për cunami për Meksikën, Guatemala-n, El Salvadorin dhe Hondurasin. Ndërsa Qendra amerikane paralajmëruese e Cunamit në Paqësorit tha që dallgë deri në 3 metra mund të godasin kudo brenda 600 miljeve nga epiqendra e tërmetit.

Autoritetet meksikane konfirmuan një pasgoditje në orën 11:32 me orën lokale, me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Në pamjet e publikuar nga mediat e huaja duket se si deti është tërhequr nga shtrati, duke rritur ndjenjën e panikut tek qytetarët. Në video duken edhe se si lëvizin godinat e larta nga lëkundjet e fuqishme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do ta bëjnë vaksinën ata që kanë kaluar Covid-19? Ja si përgjigjet Brataj

Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka folur për numrin e të vaksinuarve deri në këto momente duke thënë se pas datës 20 janar,...

Pas helmimit, lideri opozitar rus Navalny niset drejt Moskës

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është nisur nga Gjermania drejt Rusisë, ku ai mund të përballet me arrestim. “Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”,...

Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat

Nga: Skënder Minxhozi Një reagim ishte i pritshëm, pasi “tenxherja me presion” ka kohë që zien e shfryn. Fjala është për mërrëdhëniet e kryeministrit Edi...

Vetëm 19 vjeç/ Kush është talenti nga Berati që debutoi në Bundesligën gjermane

Tim Civeja është mesfushori shqiptar 19-vjeçar që ka debutuar në Bundesligë ditën e djeshme me klubin e tij të Augsburgut ndaj Verder Bremenit në...

Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

Lista e krimeve që kryhen në sektorin e mjedisit në Lindjen e Mesme është e gjatë: rafineri të improvizuara nafte që lëshojnë tymra duke...