E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
18 C
Tirana

Ja cilët janë 10 trenat më të shpejtë sot në botë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Trenat nuk mund të fluturojnë mbi oqeane si avionët. Por ata mund të ecin thuajse po aq shpejt sa edhe avionët e pasagjerëve. Ja cilat janë 10 trenat më të shpejtë sot në botë.

  1. THSR 700T, Tajvan. Shpejtësia:300 km/h

Ky tren hyri në shërbim në janar të vitit 2007, dhe lidh Taipei City dhe Kaohsiung. Ky lloj treni ka gjithsej 12 vagona. Ai ka një sistem me shumë motorë, 9-12 të tillë. Ai arrin shpejtësinë maksimale në vetëm 15 minuta. Treni ka një klasë të vetme biznesi, dhe 11 vagona të klasit standard.

  1. ETR 500 Frecciarossa, Itali. Shpejtësia:300 km/h

Është linja më e shpejtë hekurudhore në Itali, dhe lidh mes tyre qytetet Milano, Roma dhe Napoli. Një tren “Frecciarossa” ka 4 vagona kryesorë:klasin standard, klasin premium, klasin e biznesit dhe klasin ekzekutiv. Vagonat e këtij treni janë të papërshkueshëm nga zhurmat, sdhe ofrojnë falas Wi-Fi .

  1. SNCF TGV Duplex, Francë. Shpejtësia:320 km/h

Ky tren e filloi shërbimin në dhjetorin e vitit 2011,dhe lidh të gjitha qytetet kryesore në Francë. Është një nga trenat më të komodë në Evropë, dhe ka një kapacitet prej 508 pasagjerësh. Kompania ka përdorur alumin të cilësisë të lartë, për të ulur peshën e vagonave, të cilat ndahen në 3 kategori.

  1. Alstom Euroduplex, Francë. Shpejtësia:320 km/h

Ky tren që lidh rrjetin hekurudhor francez, zviceran, gjerman dhe atë luksemburgas, nisi shërbimin në dhjetorin e vitit 2011. Ai mund të transportojë deri në 1020 pasagjerë. Në dallim nga 2 gjeneratat e mëhershme, trenat Euroduplex kanë më pak peshë, dhe kanë një aerodinamikë shumë të përmirësuar.

  1. Seria E5 Shinkansen Hayabusa, Japoni. Shpejtësia:320 km/h

Ky është treni me i shpejtë sot në Japoni sot. Ai lidh kryeqytetin Tokio dhe qytetin e Aomorit. Vagoni i makinistit, ka një hundë 15 metra të gjatë. Ky dizajn e ndihmon të minimizojë zhumat dhe dridhjet, kur treni kalon nëpër tunele.

  1. Talgo 350, Spanjë. Shpejtësia:350 km/h

Ky tren lidh qytetet e Madridit dhe Barcelonës. Ai ka dy vagonë në drejtim, dhe 12 vagonë pasagjerësh. Ai njihet në Spanjë edhe si “Pato”, për shkak të pjesës ballore si sqepi i një shpendi. Kjo për të përballuar më mirë valët e presionit. Kapaciteti maksimal është 350 pasagjerë, të ndarë në 4 klasa.

  1. Siemens Velaro E/AVS 103, Spanjë. Shpejtësia:350 km/h

Edhe ky tren lidh Barcelonën dhe Madridin, një udhëtim që e përshkon në vetëm 2 orë e 30 minuta. Hekurudha spanjolle, nisi të fusë në përdorim trenat e shpejtësisë të lartë Velaro E që në vitin 2001. Kapaciteti i këtij treni është 404 pasagjerë.

  1. AGV Italo, Itali. Shpejtësia:360 km/h

Është është treni më i shpejtë sot në Evropë. Nisi shërbimin në prill të vitit 2007. Ai operon midis Romës dhe Napolit. AVG Italo ka një strukturë të shkëlqyer miqësore me mjedisin, dhe 98 për qind e pjesëve të tij janë të riciklueshme.

  1. Harmonia CRH 380A, Kinë. Shpejtësia:380 km/h

Ky tren hyri në shërbim në tetor 2010, në linjën Shangai-Nanjing. Treni është veshur me alumin për të ulur peshën, por edhe për të zvogëluar presionin aerodinamik. Pavarësisht shpejtësisë së lartë, ai nuk dridhet gjatë ecjes. Kapaciteti i tij është 494 pasagjerë.

  1. Shanghai Maglev, Kinë. Shpejtësia:431 km/h

Është treni më i shpejtë në botë. Ai nuk ka rrota, por qëndron pezull dhe lëviz falë fushës magnetike që ekziston midis trenit dhe shinës. Shanghai Maglev, mund të arrijë shpejtësinë e tij maksimale brenda 4 minutash. Ajo operon midis Long Yang Road dhe aeroportit ndërkombëtar Pudong. Një biletë në kategorinë VIP, kushton 16 dollarë amerikanë./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes

Nga: Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes 1. “E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje,...

Video/ Pamjet e shembjes së katër kullave 144 kate në vetëm 10 sekonda

Katër kulla, pjesë e kompleksit “Mina Plaza Towers” në Abu Dabi u shkatërruan për vetëm 10 sekonda me shpërthim të kontrolluar. Për shembjen e kullave...

Lëkundje tërmeti në Maqedoninë e Veriut

Nuk kanë të ndalur tërmetet. Pas atij të raportuar gjatë mesditës së sotme në Greqi, është ndjerë një lëkundje e fortë në Maqedoninë e...

Kosova regjistron 14 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 555 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,340 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK)...

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

Zbardhen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm që do ngrihet për raportin e Dick Marty. Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket...