Djali i vogël i Azem Hajdarit, 23-vjeç, ka rënë në prangat e policisë, pasi një ditë më parë u kap me një shokun e tij me 5 doza kanabis. Mjeti në të cilën udhëtonte ai, drejtohej nga shoku i Hajdarit, Ergi Gjumsi, 21-vjeç.
Të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz “Audi” në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë gjetën një sasi të vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti, njofton më tej policia.
Njoftimi
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.