Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Italia e pafuqishme para koronavirusit, kryeministri firmos dekretin

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, W-Instant
Italia e pafuqishme para koronavirusit, kryeministri firmos dekretin

Teksa numri i të prekurve e po kështu edhe viktimave rritet nga ora në orë nga koronavirusi, duke shkaktuar një bilanc tragjik, Italia e ka parë të arsyeshme të izolohet. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka firmosur një dekret që detyron menjëherë masa të reja shtrënguese për lëvizjen e njerëzve.

Deri më 3 prill, në Lombardi dhe në disa provinca: Veneto, Emilia Romagna e Piemonte është ndaluar hyrja dhe dalja e njerëzve. Hyrja apo dalja nga këto zona janë të lejuara vetëm për arsye serioze dhe “të provuara”, për punë ose familje.

Ata që janë në karantinë, nuk mund të lëvizin në asnjë mënyrë. Provincat në fjalë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano-Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti. Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane.

Dekreti thotë ndër të tjera se duhet të “shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda territoreve, përveç lëvizjeve të motivuara nga nevoja të punës ose situata emergjente”. Ata që kanë “simptoma të infeksionit të frymëmarrjes dhe temperatirë më të lartë se 37.5 °C”, këshillohen të qëndrojnë në shtëpi, dhe të kontaktojnë mjekun e tyre, duke kufizuar menjëherë të gjitha kontaktet sociale. Pushimi i zakonshëm i personelit shëndetësor dhe teknik, si dhe i “stafit, veprimtaritë e të cilit janë të domosdoshme për të menaxhuar aktivitetet e kërkuara nga njësitë e krizës të ngritura në nivelin rajonal” pezullohen.

Kina që është burimi i shpërthimit të koronavirusit, përhapur në të gjithë botën, thotë se numri i rasteve të të prekurve po ulet. Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Mi Feng, tha gjatë një konference për shtyp të shtunën se kërcënimi duket se po zvogëlohet në vend, që nga dhjetori kur shpërtheu për herë të parë infeksioni viral. Nga ana tjetër, OBSH-ja bëri të ditur në fillim të kësaj jave se rastet e reja në botë janë rritur me rreth 17 herë më shumë sesa në Kinë.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,449 viktima dhe 102,242 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 57,624 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia.

Tags: dekretiGiuseppe Conteitalikoronavirus

TË LIDHURA

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi
Bota

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi

17:44 | 06/09/2025
Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba
Bota

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

16:35 | 06/09/2025
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik
Bota

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

15:07 | 06/09/2025
Next Post
U përpoq ti shmangej policisë, arbitri italian përplaset nga treni (FOTO)

U përpoq ti shmangej policisë, arbitri italian përplaset nga treni (FOTO)

“Ajo i ra ballit me dorë”, Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm

“Ajo i ra ballit me dorë”, Bujar Qamili tregon momentin e sikletshëm

Rama u jep ‘shuplakën’ e rëndë paraardhësve e tij për 8 marsin (VIDEO)

Rama u jep ‘shuplakën’ e rëndë paraardhësve e tij për 8 marsin (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi
Bota

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi

by mirseda
17:44 | 06/09/2025
0

Po planifikonte sulm? Arrestohet jashtë ambasadës izraelite një person me koktej molotovi I dyshuari kishte një koktej...

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

17:04 | 06/09/2025
Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

16:47 | 06/09/2025
Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

16:35 | 06/09/2025
Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

16:17 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com