Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spoleto të Italisë, ku një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur pasi kishte dalë për gjueti.
Mësohet se shqiptari i identifikuar si Artur J, kishte shkuar vetëm për gjueti, në një zonë malore me terren mjaft të vështirë.
Të parët që ndërhynë, ishin gjuetarë të tjerë në zonë, të cilët menjëherë i dhanë alarmin policisë dhe urgjencës.
Në vendin e ngjarjes, karabinierët kryen të gjitha gjetjet e nevojshme për të rindërtuar me saktësi dinamikën që çoi në goditjen fatale.
Për momentin, përjashtohet çdo hipotezë tjetër përveç asaj të shtënë të marrë aksidentalisht nga pushka e viktimës së aksidentit të tmerrshëm.