E premte, 24 Shtator, 2021
22.5 C
Tirana

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një ujësjellësi të ri.

Ramirez po prezantonte një seri projektesh publike që u kishte premtuar banorëve, duke ua prezantuar edhe ujësjellësin e vjetër si një premtim të mbajtur, shkruan Daily Mail.

Përfaqësues të pakënaqur nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramírez për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas e kapën atë duke e mbajtur kundër dëshirës së tij.

“Ai na premtoi se do të bënte një punë të mirë për njerëzit e Comalapa, por kjo ishte e gjitha një mashtrim sepse sistemi i ujit nuk punon mirë”, tha një nga banorët, sipas mediave lokale.

Një tjetër banor u shpreh se lagja ku ata banonin nuk ishte furnizuar me ujë të pijshëm prej më shumë se një jave.

Megjithatë, kryetari i komunës doli në rrjetet sociale dhe e mohoi incidentin, duke thënë se nuk ishte lidhur në pemë.

“Ata nuk më lidhën. Ishte një takim me 11 përfaqësues të zonave në Comalapa për prezantimin e sistemit të ujti të pijshëm”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...