Policia ka gjetur trupin e pajetë të një 31-vjeçari me inicialet G.S., banues në Tiranë. Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. I ndjeri ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë, më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.
“Në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G.S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë, më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”.











