Monedha e Eurozonës ka humbur pikë këtë të premte, duke u këmbyer me 121.3 lekë. Referuar të dhënave të Credins Bank, Dollari Amerikan nga ana tjetër është forcuar, dhe rezulton në vlerën e 109.3 lekëve.
Po njësoj, Paundi Britanik është ngritur duke arritur në nivelin e 132.3 lekëve. Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë e fortë, me një ngritje të lehtë, duke u këmbyer me 111.8 lekë.
Ndërkaq, Dollari Australian është ne nivelin e 74.3 lekëve, ndërsa ai kanadez këmbehet me 82.5 lekë. /SCAN