Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ishte punonjës karburanti”, Bamir Topi rrëfen të pathënat: Si u fut Nishani në politikë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ishte punonjës karburanti”, Bamir Topi rrëfen të pathënat: Si u fut Nishani në politikë

Ish presidenti Bamir Topi ka rrëfyer shumë të pathëna në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn’. Mes shumë rrëfimeve të tjera, Topi ka folur edhe për ish presidentin Bujar Nishani, kush ishte ai dhe si u fut në politikë.

Sipas Topit, Bujar Nishani ishte thjeshtë një punonjës karburanti tek Plepat në Durrës kur e futi në politikë dhe e takoi për herë të parë me Sali Berishën. Berisha nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë emrin e Bujar Nishanit, deri kur ia propozon për herë të parë Topi si kandidat për të zëvendësuar Shaban Meminë si sekretar të degës së PD së Tiranës.

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.

“–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai (Berisha). Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte. -Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, – tha Berisha. Pas një pauze të shkurtër i them se nuk kam përse mendohem, sepse e kam një emër. -Cili është? -Është personi që ka qenë kryetar komisioni në zonën tim elektorale, Bujar Nishani quhet, – i thash duke menduar se do e njihte ndopak. -Nuk e njoh, çfarë profesioni ka ky? -Ka qenë oficer dhe tani punon në një biznes privat, i punësuar.

E lash shpjegimin me kaq, për të mos e ndërlikuar situatën, duke mos i thënë që punonte në një pikë karburanti. Në fakt unë doja shumë që aty të ishte Bujari, pasi krijova konsideratë për të dhe doja t’ia ‘shpërbleja’ angazhimin që pati në punën e komisionit të zonës sime, ku beteja zgjedhore ishte një nga më të fortat në Tiranë. Berisha, pasi u mendua pak, me sa duket duke mos pasur ndonjë emër tjetër në mendje vazhdoi: Hajde nesër së bashku me të, ta takoj njëherë!”, shkruan Topi.

Takimi me Berishën

Topi tregon se si e futi për herë të parë Bujar Nishanin në zyrën e Berishës. “-Dakord! – thash dhe pasi u ndamë kontaktova me Bujarin duke i thënë të takoheshim shpejt. I thashë gjatë takimit të gjithë bisedën dhe pashë tek ai një gëzim të dukshëm. -Të falënderoj pa masë, – tha Bujari. -Nuk ka përse, – thashë. –Nuk e di si do të shkojë deri në fund, por besoj se do të bëhet. Të nesërmen u futa në zyrë te Berisha i shoqëruar nga Bujar Nishani. Takimi midis tyre, me sa kuptova, ishte i pari dhe po konfirmoheshin fjalët e Berishës se nuk e njihte atë njeri. Pas pak minutash ishim sërish vetëm me Saliun dhe vendosëm ta paraqesim pasnesër si emër.

Në mbledhjen e radhës së Kryesisë Bujar Nishani u emërua sekretar dege i Tiranës. Në muajin shkurt të vitit 2002, ne vendosëm të hyjmë në Parlament, i cili drejtohej nga Namik Dokle. Me Namikun folëm për modalitetet dhe, natyrisht, ai si i zgjuar dhe xhentil që ishte, filloj të krijojë klimë për një bashkëpunim në nivel zyrtar. Problemi i madh politike për Sali Berishën në të vërtetë ishte emri i Fatos Nano, me të cilin kishin veç politikës, probleme të vjetra deri personale”, shkruan.

Si u njohën Topi dhe Nishani

Në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), ish-presidenti Bamir Topi rrëfen se si ka njohur ish-presidentin Bujar Nishanin. “Bujar Nishanin e kam njohur në një situatë mjaft të veçantë, në një ditë prilli të vitit 2001. Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, ku unë isha anëtar kryesie, po diskutohej ndarja e zonave të kandidatëve për deputetë në qytetin e Tiranës. Në përfundim të mbledhjes unë u caktova në zonën e Xhamllikut, ku përfshiheshin lagje me qytetarë autoktonë, por edhe shumë të ardhur, sidomos në pallatet tek ‘Varri i Bamit’.

Meqenëse zona ishte shumë e vështirë, menjëherë pas mbledhjes në orët e mbrëmjes shkova të takoj mikun tim Veli Rada, i cili ishte koordinatori i Partisë Demokratike për zonën. Vizita ime iu duk surprizë dhe i shqetësuar më thotë: ‘Hajër ishalla’. –‘Jo, jo, s’ka gjë, por erdha të njoftoj se u caktova kandidat për deputet në këtë zonë’. U gëzua pa masë duke më dhënë kurajo se do ta fitonim garën. –Më thuaj, Veli, ndonjë emër për ta vendosur kryetar të qendrës zgjedhore të zonës, – i thashë unë.

–Nuk e di, por ne kemi pasur disa oficerë në lirim që i merrnim për komision, -vazhdoi Veliu. –A ke ndonjë numër telefoni? –e pyeta unë. –Jo, – tha Veliu, – por kemi emrat e tyre dhe me sa di unë njëri prej tyre, Bujar Nishani, punon në zonën e Plepave në Durrës, në një karburant. –Ok, – i thash po shkoj ta takoj. Të nesërmen, së bashku me Kujtim Merepezën u nisëm drejt Durrësit dhe në një pikë karburanti pranë Konvaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes tek Shkëmbi i Kavajës, shikoj dikë që po furnizonte me karburant një autobus që shkonte drejt jugut. –Kujtim, shko e pyet kush është Bujar Nishani! – thashë unë, ndërkohë që shihja kush do të ishte prej dy punonjësve të pikës. Kujtimi bisedoi me personin në fjalë, afrohet tek unë.

– Ai është, por sa të furnizojë autobusin do të vijë! Vërtetë ai erdhi duke kërkuar ndjesë, por edhe me kureshtje se ç’ishte ky takim, ndërkohë që ne nuk njiheshim. –Përshëndetje Bujar! –Përshëndetje! Sigurisht unë ju njoh! – tha Bujari. –Kam ardhur të të bëj një propozim për të punuar me mua për zgjedhjet politike të qershorit dhe për të qenë kryetar i KZAZ-së së zonës 35- i thash. Mbeti disi i hutuar dhe priste ndonjë sqarim më shumë. –Nëse pranon, do të largohesh nga puna, pasi do të jesh çdo ditë në komision! Mendohu dhe më thuaj në telefon. U ndamë për t’u dëgjuar në mbrëmje. Më telefonoi dhe me tha se pranonte dhe kështu nisi bashkëpunimi ynë”, shkruan Topi.

Tags: Bamir TopiIshtekarburantiNishanipathënatpolitikepunonjësrrefen

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Arrestohet 37-vjeçari, ja ku e kishte fshehur kokainën (Video)

Arrestohet 37-vjeçari, ja ku e kishte fshehur kokainën (Video)

Meta ‘kokë më kokë’ me aleatët e PD-së

“Janë të vetëdijshëm për pasojat”, Meta për situatën politike: Palët t'i thërrasin mendjes

Shqiptarët paguajnë 160 milionë euro taksa për rrugët në vit, sa shpenzon qeveria

Shqiptarët paguajnë 160 milionë euro taksa për rrugët në vit, sa shpenzon qeveria







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com